Kanadaja tha të premten se do të pranojë deri në 20,000 refugjatë afganë, ndër ta gra që kanë luajtur role publike, punonjës të strukturave qeveritare dhe të tjerë që ndeshen me rrezik përballë talibanëve, ndërkohë që ky grup ekstremist zgjeron territorin në vend.
“Situata në Afganistan është shumë e dhimbshme dhe Kanadaja nuk do të bëjë sehir,” tha Ministri i Imigracionit, Marco Mendicino në një konferencë për shtyp.
Ndër refugjatët do të përfshihen individë nga kategoria “shumë e rrezikuar” ku përveç grave në politikë apo role të tjera publike përfshihen dhe punonjësit e qeverisë, përfshihen edhe aktivistët për të drejtat e njeriut, pakicat e persekutuara dhe gazetarët.
Deri tani janë nisur nga Afganistani disa avionë me azil-kërkues. Avioni i parë mbërriti të premten në Toronto, tha ministri.
Ndërkaq, Kanadaja ka dërguar një kontigjent me forca speciale për të ndihmuar në evakuimin e personelit të saj diplomatik nga Afganistani.
Ministri i Jashtëm kanadez Marc Garneau komentoi në Tëitter lidhur me afganët që kanë punuar në ambasadën kanadeze në Kabul se Kanadaja “u detyrohet afgaanëve shumë mirënjohje dhe do të vazhdojë përpjekjet për t’i sjellë në vend të sigurtë”.
Më herët të premten, shumë vende, ndër ta Spanja, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia njoftuan se po tërheqin personelin e tyre diplomatik./VOA
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor, 08:39
-
Legalizimi i marijuanës në Amerikë dhe Kanada/ Reagon ashpër Elton John: Një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave
12 Dhjetor, 20:03
-
Trump tallet me Justin Trudeau pas darkës në Florida, e quan guvernator të shtetit të Madh të Kanadasë
10 Dhjetor, 18:41
-
Trump pret në rezidencën e tij kryeministrin kadanez: Takim produktiv, diskutuam mbi kufirin dhe tregtinë
30 Nëntor, 20:44
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën
23 Nëntor, 22:08
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
Kanadaja kufizon imigrimin për të frenuar 'rritjen e popullsisë'
24 Tetor, 22:07
-
Gjendet portreti i famshëm i Churchillit
12 Shtator, 15:54