Koalicionit të gjerë të sulmeve kundër Shtetit Islamik në Irak i është bashkuar edhe Kandaja. 157 ligjvënës kanadezë votuan në favor të dërgimit të forcave të tyre për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.

Misioni i shtyrë nga konservatorët dhe kryeministri Stephen Harper mbështet dërgimin 600 kanadezë të forcave ajrore dhe peronel ushtarak, si dhe 6 avionë luftarakë CF-18 do të nisin së shpejti sulmet ajrore në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Harper e çoi çështjen në një debat dhe votim, ndonëse ndërmarrja e misioneve lufatake zakonisht nuk kërkon miratimin e Dhomës së Komunëve. Harper tha se Kanadaja nuk do të dërgojë trupa tokësore kundër shtetit islamik, të njohur si ISIS duke shtuar se avionët kandaezë nuk do të sulmojnë Sirinë deri sa të marrin një aprovim nga Bashar Al Assad.

Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar shtein islamik dhe grupe të tjera në Siri për dy javë me ndihmën e aleatëve arabë, dhe goditur objektivat në Irak që nga muaji gusht. Disa vende europiane i janë bashkuar fushatës së sulmeve në Irak, por jo në Siri.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)