Kanadaja kufizon imigrimin për të frenuar 'rritjen e popullsisë'

Kanadaja kufizon imigrimin për të frenuar 'rritjen e popullsisë'

Ministri i Imigracionit Marc Miller

Kanadaja tha të enjten se ka vendosur të ulë ndjeshëm objektivat e imigracionit në përpjekje për të "ndalur rritjen e popullsisë", një ndryshim që pason rënien e mbështetjes së publikut për imigracionin.

Njoftimi vjen pasi popullsia kanadeze u rrit në 41 milionë, e nxitur kryesisht nga një valë e pashembullt imigrantësh.

Ministria e imigracionit kishte planifikuar më parë të lejonte hyrjen e 500,000 banorë të rinj me status të përhershëm në vend në vitet 2025 dhe 2026.

Por objektivi i ri tani parashikon pranimin e 395,000 njerëzve në vitin e ardhshëm dhe 380,000 të tjerëve në vitin 2026. Qeveria kanadeze vendosi si objektiv për vitin 2027 pranimin e jo më shumë se 365,000 mijë imigrantëve.

Ministria e imigracionit tha se qëllimi i planit ishte "të ndalonte rritjen e popullsisë në aspektin afatshkurtër për të krijuar kushte për një rritje të mirë-menaxhuar dhe të qëndrueshme në aspektin afatgjatë".

"Ndonëse është e qartë se ekonomia jonë ka nevojë për njerëz, ne po shohim se vendi ynë po përballet me trysni të ndryshme, që kërkojnë përshtatjen e politikave me rrethanat e reja", tha përmes një deklarate Ministri i Imigracionit Marc Miller.

Ministria tha se plani synon gjithashtu të lehtësojë trysninë e krijuar nga rritja e kostos së strehimit. Kanadezët radhisin vazhdimisht koston e lartë të qerasë apo kredisë së shtëpive si një shqetësim kryesor ekonomik.

Ministria vlerësoi se rritja e imigracionit ndihmoi ekonominë kanadeze të dilte nga pandemia koronavirusit, duke shmangur rënien e saj.

Një sondazh muajin e kaluar nga Instituti “Environics” mbi qëndrimet e publikut ndaj imigracionit zbuloi se "për herë të parë në një çerek shekulli, një shumicë e qartë e kanadezëve thanë se ka nivel të lartë të imigracionit".

Pesëdhjetë e tetë për qind e kanadezëve besojnë se vendi pranon shumë emigrantë, një rritje me 14 për qind krahasuar me të dhënat e sondazhit të vitit 2023./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere