Kanadaja ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare, vendimi disa ditë pasi u ndalua edhe nga Komisionin Evropian dhe SHBA

Kanadaja ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare, vendimi disa ditë pasi u ndalua edhe nga Komisionin Evropian dhe SHBA

Logo e Tik-Tok

Kanadaja ka thënë se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në të gjitha pajisjet qeveritare, duke nisur nga dita e martë. Ky vendim vjen pas një rishikimi që i kanë bërë këtij aplikacioni zyrtarë qeveritarë për informacion.

Qeveria kanadeze ka thënë përmes një deklarate se ky aplikacion “paraqet nivel të pashembullt të rrezikut për privatësinë dhe sigurinë”. Përfaqësues të TikTok-ut kanë thënë se kompania është e zhgënjyer me këtë vendim. Ky vendim vjen disa ditë pasi edhe Komisioni Evropian e ka prezantuar një ndalesë të ngjashme. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se ekzistojnë mjaftueshëm shqetësime për sigurinë e këtij aplikacioni.

“Ky mund të jetë hapi i parë, ky mund të jetë hapi i vetëm që na duhet ta marrim”, ka thënë ai në një konferencë për media në Toronto.

TikTok-u është kritikuar edhe në të kaluarën për përdorimin e informacionit personal, dhe për lidhjet me Qeverinë kineze.

Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance. Punëtorëve federalë në Shtetet e Bashkuara u është ndaluar përdorimi i TikTok-ut vitin e kaluar. Shtëpia e Bardhë ka thënë më 27 shkurt se agjencitë qeveritare kanë 30 ditë kohë për ta fshirë aplikacionin nga të gjitha sistemet. Edhe një numër i universiteteve amerikane e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit prej rrjeteve të veta. Ndalesa më të mëdha publike janë zbatuar në Indi dhe në disa shtete aziatike.

Komisioni Evropian 5 ditë më parë vendosi të ndalojë stafin që të përdorë aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok për shqetësimet e sigurisë, në shembullin e fundit të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit. Qeveritë perëndimore janë gjithnjë e më të alarmuara nga provat se kompanitë kineze të teknologjisë ndihmojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës në mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave në të gjithë botën – me një fokus të veçantë në objektivat me vlerë të lartë politike dhe të sigurisë.

Vetë zyrtarë të TikTok-ut insistojnë se Qeveria kineze nuk ka qasje në të dhëna, dhe se një version kinez i aplikacionit funksionon ndaras prej atij që përdoret në pjesën tjetër të botës. Megjithatë, ata e kanë pranuar vitin e kaluar se një pjesë e stafit në Kinë mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve në Evropë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka