Kanadaja ka disa nga njerëzit më të lumtur në planet. Kjo për shkak të pritshmërive të tyre për një jetë të gjatë, pagë mesatare të lartë dhe lidhje të forta shoqërore.
Vendet e para i zënë Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Hollanda dhe Suedia.
Sipas raportit, bota po bëhet më e gëzuar, megjithëse ka disa vende me kontrast të thellë.
Rezidentët në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, janë disa nga më të ultat. Kjo edhe për trazirat politike dhe luftërat.
Renditja është bazuar kryesisht nga rezultatet në të ashtuquajturën “vlerësimi i jetës” nga “Gallup World Poll”, i cili u ndërmor në 150 vende çdo vit, që nga 2005. Anketimi u kërkon njerëzve të ndryshëm të vlerësojnë lumturinë e tyre në një shkallë nga 0 në 10.
Mesatarja e lumturisë në 2013 sipas “World Happiness” ishte 5.1. Sidoqoftë ata theksojnë se megjithëse disa nga vendet më të lumtura ishin gjithashtu disa nga më të pasurat, të ardhurat materiale ishin me pak të rëndësishme në krahasim me lirinë dhe ndihmën e shoqërisë.
Raporti i përpiluar nga John Helliwell dhe Jeffrey Sachs, nxit vendet e ndryshme në botë që të përdorin lumturinë e banorëve të tyre si njësi matëse të progresit .
Disa nga vendet të cilat përdorin këtë metodë janë Brazili, Britania dhe Zelanda e Re.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com