
Foto: Friedrich Merz
Çelësi për përfundimin e luftës në Ukrainë qëndron në Moskë, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një konference për shtyp së bashku me kryeministren e Lituanisë, Inga Ruginienė, duke përjashtuar “për momentin” mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin.
Ai shprehu dyshime për gatishmërinë e Kremlinit për të rënë dakord për një armëpushim dhe negociata paqësore.
“Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion dhe sanksione dhe t’i intensifikojmë aty ku është e mundur. Synojmë gjithashtu kanale diplomatike, dhe aktualisht po koordinohen bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe me Shtetet e Bashkuara dhe Europën. Jemi të informuar plotësisht për përgatitjet dhe përparimin e këtyre bisedimeve. Prandaj, për momentin nuk shoh nevojë të hapim kanale shtesë komunikimi”, tha Merz.
Ai paralajmëroi se “nëse Moska nuk është gati të përfundojë luftën, çmimi që do të paguajë, përfshirë kostot ekonomike, do të rritet javë pas jave dhe muaj pas muaji”.
Kancelari gjithashtu kritikoi bombardimet e infrastrukturës, veçanërisht ato energjetike, duke i cilësuar si krime lufte të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj.
Lajmi kryesor:
Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase për një javë për shkak të të ftohtit dhe ai pranoi







