Kancelari rezulton pozitiv me COVID, mbyllet Gjykata e Krujës (PAMJET)

Covidi ka prekur edhe administratën e gjykatës së shkallës së parë Kruje.

Kancelari i gjykatës së Krujës Argjend Qesja ka rezultuar pozitiv me Covid dhe për pasojë i janë nënshtruar tamponit edhe 5 veta të tjerë staf i administratës së gjykatës.

Ai ndodhej në karantinë prej një jave pasi kishte shfaqur simptomat e Covid, por përgjigja e tamponit vonoi për disa ditë.

Aktualisht nuk raprtohet për gjykatëse të prekura por disa persona staf i gjykatës kanë shfaqur simptoma, dhe menjëherë i janë nënshtruar tamponit. Përgjigjia për to nuk ka dalë ende.

Pritet që gjykata të jetë e mbyllur për 10 ditë. Sot është bërë desinfektimi i ambienteve të saj dhe Report Tv mëson se vetëm masat e sigurisë nuk do të ndërpriten në ditët në vazhdim.

Momenti kur vihen shiritat e mbylljes prej COVID-19 në Gjykatën e Krujës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JANIVIP: 04/11/2020 13:28

    pO DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TATIMEVE PSE NUK E MBYLLIN KUR KAN REZULTUAR 18 VETA ME COVID???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan