Kanceri i gjirit/ Donjeta Zeqa: Kërkesa nga vajzat që duan të dhurojnë flokët e tyre

 

Në një intervistë në Rreze Dielli ishte e ftuar Donjeta Zeqa, përfaqësuese e organizatës Europa Donna, në të cilën adreson të gjitha vajzat që dëshirojnë të dhurojnë flokët e tyre, për vajzat dhe gratë e prekura nga sëmundja e kancerit.

E pyetur nëse gratë shqiptare janë të ndërgjegjësuara për këtë sëmundje ajo shprehet se dikur kishte mungesë informacioni dhe gratë ishin më të mbyllura enuk dëshironin të shprehehshin.

‘’ Në fillim kur kam fillua të merrem me orgnizatën infomacioni ka qenë shumë I paktë madje ka pasur nga ato gra dhe vajza që kanë refuzuar të flasin në publik, por shoh që gjatë këtyreve vietve mentaliteti ka ndryshuar ‘’ thotë ajo.

Donjeta Zeqa thotë se  të diagnostikuarat  e kanë kompleks që të flasin për sëmundjen e tyre,sidomos vajzat e reja.

Ajo shprehet se e ndërmori iniciativën, për të qenë pjesë e kësaj organizate pasi në familjen e saj ka pasur 7 raste me kancer gjiri, duke filluar nga nëna e saj, tezja dhe disa kushërira gjithashtu nga ana e familjës së nënës, duke u shprehur se gjenetika në këtë sëmundje është e rëndësishme.

Donjeta tregoi se në fakt për të diagnostikuarat më shumë sesa kompleks të shkuarit tek mjeku  është frikë.

‘’ Do të thoja se më shumë sesa kompleks  kanë frikë, patjetër që është edhe kompleksi, sepse ne e dimë tashmë që në disa pjesë në Shqipëri ka një lloj mentaliteti që shumë granuk duan të shkojnë tek doktori dhe nuk duan te tregojnë pjesët e tyre të trupit. Por më shumë është frika e përgjigjes dhe kjo është një gjë qe ne duhet ta vrasim sepse duhet ta kutpojmë njëherë e mirë që nëse e kapim në khë mund të shpëtojmë jetë’’ shprehet ajo.

Dhurimi I flokëve për të diagnostikuarat me sëmundjen e kancerit të gjirit, është një mënyrë shumë e mirë për ti ndihmuar ato në këtë periidhë të vështirë. Por ajo thotë se ka shumë kërkesa nga vajza që duan të dhurojnë flokët e tyre për të ndihmuar vajzat e tjera.

‘’ Ka aq shumë kërkesa sa nuk e ke idenë sa ne nuk mudn ta përballojmë të gjitha sepse ka një kosto përpunmi I parukeve, Ka shumë, që kur unë kam filluar të merrem me organizatën, është ideuar kjo fushatë e dhurimit të flokëve, Unë kam pasur dëshirë që ti dhuroja për mamin dhe nuk e bëra atëherë sepse nuk ishin rrethanat. Është një fushatë shumë e sukseshme ‘’ thotë ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus