TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi gjatë intervistës në Report Tv futjen në sistem të vaksinës së re për fëmijët kundër rotavirusit. Vaksina do t'i mbrojë fëmijët nga infeksionet, ndërsa pritet që të ulë edhe numrin e shtrimeve në spital, thotë ministrja. Kjo vaksinë e re përafron kalendarin tonë të vaksinimit me atë evropian dhe do të përfitohet falas nga rreth 30 mijë fëmijë në vit.
Por cfarë është kjo vaksinë?
Në shkallë globale, rotaviruset janë shkaku më i shpeshtë i gastroenteritit të rëndë që shkakton dehidrim tek fëmijët nën moshën 5 vjeç. Rotaviruset shkaktojnë të vjella, diarre dhe një gjendje të ethshme që zgjat nga 3 deri në 7 ditë. Ato janë në origjinën e 30-80% të shtrimeve në spital për shkak të gastroenteritit. Për fat të mirë, vdekshmëria është shumë e ulët dhe diarreja rotavirus nuk shkakton pasoja të rënda.
Një tjetër temë diskutimi ishte edhe kanceri i gjirit. Muaji tetor është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur sot tek gratë, që është kanceri i gjirit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se për vitin 2018 janë diagnostikuar 708 raste të reja, ndërsa u bëri thirrje të gjitha grave që të kryejnë ekzaminimin, pasi është falas.
Intervista e plotë në Report Tv
Cfarë është kjo vaksinë?
Kjo është e disponueshme në të gjithë vendin prej 1 tetorit. Është e re që i shtohet kalendarit të vaksinimit duke qenë e detyrueshme. Numri i vaksinave shkon në 12 për fëmijët nga 0-4-vjeç. Rotaviruesi vlerësohet si një vaksinë shumë e efektshme, është e nevojshme për të përmirësuar shëndetin e fëmijës. Janë 12 vaksina është e rëndësishme që të vijmë punën te cdo qendër shëndetësore për të kryer vaksinat sipas kalendarit. Kjo vaksinë kryhet tre herë. Kjo vaksinë është shumë e kushtueshme 100 dollarë dhe jo të gjithë arrinin ta blinin dhe jo të gjithë ishin të informuar. Ajo do të ulë efektet negative nga gastroenteritet, ndërsa do të ulë edhe shtrimet. Në dy vitet e para do të ketë ulje të numrit të fëmijëve që trajtohen me infeksione, pasi mbron shëndetin e fëmijëve.
A kanë efekte anësore?
Sfida më e madhe sot është lufta kundër hezitimit ndaj vaksinave. Kryesisht nuk është problematik te zonat malore, por qytetet e mëdha ku nënat janë më të informuara, por dezinfektohen. Sa më shumë të kryejnë fëmijët aq më shumë të mbrojtur janë. Duhet të jemi shumë të fokusuar te masat që duhet të marrim duke verifikuar të gjitha kartelat në kopshte shkolla dhe cerdhe nëse ka fëmijë që nuk i kanë bërë vaksinat. Financimi nga shteti redukton shpenzimet nga xhepi. Vaksina kryhet në moshën 2 muaj, 4 dhe 6 muaj.
Ndalemi te muaji tetor, sensibilizimi për kancerin e gjirit?
Tetori është muaj që duhet të rrisim ndërgjegjësimin te gratë e moshës mbi 40-vjeç për të kryer mamografinë, ekon e gjirit. Duhet të flasim të gjithë, të shkojmë te cdo grua përmes të gjitha atyre instrrumeteve që kemi. Në muajin tetor ne ishim në Lezhë, në Lushnje, Pukë, Malësinë e Madhe.
Shifrat kanë qenë alarmante...
Sipas INSTAT nga 20 mijë mamografi janë rreth 8% të rasteve që janë ndjekur se ka pasur dyshime, por jo se janë diagnostikuar, por janë ndjekur. I bëj apel cdo gruaje që të bëjë kontrollin.
Ka ndonjë shërbim falas?
Të gjitha shërbimet janë falas, jo vetëm për tetorin por gjatë gjithë vitit. Cdo shërbim te mjeku i familjes është falas. Ajo që bëjmë në tetor është që përtej orarit zyrtar ne shtrimë ekzaminimet edhe të shtunave, spitalet do të jenë të hapura.
Kur do të zgjidhet cështja e mungesës së medikamenteve?
Përpara se të shkojmë te trajnimi ne u ndalëm te parandalimi. Janë 708 raste të reja në 2018 të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Numri ka ardhur në rritje. Por e rëndësishme është që të mos përfshihet direkt te trajnimi, por parandalimi. Vdekshmëria për moshat nën 50-vjeç është ulur. Trajnimi që është shumë i shtrenjtë për herceptinën është falas në sistemin publik. Nuk ka mungesë, pasi është përfshirë edhe në listën e rimbursimit.
Keni një meszh?
Mesazhi është për cdo grua, koha është tani për të kryer ekzaminimin e gjirit.