Kanceri i lëkurës renditet i dyti në Shqipëri

Në një studim 4 vjeçar të kryer në Spitalin Onkologjik të Qendrës Spitalore ‘’Nënë Tereza’’ (2004-2008) u vlerësua gjendja e diagnozës së Kancerit të Lëkurës në popullatën Shqiptare.
Tumoret malinje të lëkurës u renditen të dytët për nga shpeshtësia, pas kancerit të mushkërive për meshkujt dhe atij të gjirit tek femrat (të cilët përkatësisht në të dy gjinitë renditen në vend të parë). Gjatë periudhës 2004-2008, çdo vit rregjistroheshin 600 raste të reja ku 60% e tyre tek meshkujt (360 raste) dhe 40% tek femrat (240 raste).
Sipas studimit, meshkujt ishin 1.5 herë më të prirur sesa femrat. Zonat rurale ishin dy herë më të prekura sesa ato urbane. Moshat me shpeshtësi më të madhe ishin ato mbi 65 vjeç me incidencën më të lartë në moshën 80 vjeçare, me afërsisht 640/100 000 banorë për seksin mashkull dhe rreth 355/100 000 banorë për seksin femër.
Plakja dhe degjenerimi i lëkurës në këto mosha rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Për të dy sekset, kanceri i lëkurës përbën 20 % të të gjitha rasteve në Shqipëri ( rreth 46 lloje sëmundjesh kanceroze). Rrethet e prekura më tepër ishin Tirana, Fieri, Lushnja, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Siç vihet re, qytetet më të prekura janë ato që shtrihen në ultësirat fushore dhe bregdetare ku ekonomia e vendit bazohet në zhvillimin e bujqësisë, peshkimit dhe turizmit. Kjo mund të shpjegohet më sasinë e madhe të orëve diellore për gjatë gjithë vitit në këto vende.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin