Kandidatët për zgjedhjet në Ferizaj

Kandidatët për zgjedhjet në Ferizaj
PRISHTINE - Janë konfirmuar disa nga kandidatët për kryetar të komunës së Ferizajt në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 29 prill të këtij muaji. PDK kandidon Agim Veliun, LDK kandidon Adem Salihun, AAK-ja Naim Feratin, e Lëvizja Vetëvendosje Faton Topallin (foto).

I vetmi kandidat që doli në konferencë për media, pas zgjedhjeve të brendshme të antarësisë së Ferizajt, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të angazhohet të jap kontributin e tij në të mirë të avancimit të shërbimeve në të gjitha drejtimet për qytetarët e komunës së Ferizajt. Lëvizja Vetëvendosje kandidon për herë të parë në zgjedhjet lokale.

Kandidatët e subjekteve tjera politike janë propozuar nga kryesitë partiake.

Pas dorëheqjes së ish-kryetarit, Bajrush Xhemaili, për shkak të denimit me 2 vite e gjysmë burg, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ditë më parë, kishte marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill të këtij muaji.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Ferizajt të cilat do të mbahen me 29 prill. Në një mbledhje, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka tha se të gjitha planet po shkojnë sipas afateve të përcaktuara, ndërsa bëri të ditur se partitë politike deri tani kanë respektuar afatet ligjore për kërkesat e certifikimit të kandidatëve për kryetar komune. Daka tha se KQZ-ja do të përdorë një pilot-projekt për nevoja të brendshme për marrjen e rezultateve drejtpërdrejt nga 25 qendrat e votimit që janë në komunën e Ferizajt pas mbylljes së zgjedhjeve.

Sipas të dhënave preliminare, do kenë mundësi votimi rreth 95 mijë qytetarë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq