Kandidate për në Eurosong, Gala befason të atin Robert Aliajn në Festivalin e RTSH, e fton të këndojnë shqip këngën e tij "Dy gjysma molle"

Kandidate për në Eurosong, Gala befason të atin Robert Aliajn në Festivalin e RTSH, e fton të këndojnë shqip këngën e tij

Gala dhe Robert Aliaj, babe e bije duke performuar ne Fest'61

Gala, vajza e Robert Aliaj, ishte një nga të ftuarat speciale në finalen e Festivalit të Këngës. Ndonëse me temperaturë të lartë, artistja e re që po korr sukses në skenat ndërkombëtare, zgjodhi të jetë e pranishme në skenën e Pallatit të Kongreseve, në këtë ngjarje muzikore, pjesë e të cilës ka qenë edhe i ati artist.
Këngëtarja e re pasi interpretoi këngën "Contagious", performoi me të atin, këngën "Dy gjysma molle" të kënduar nga Robert Aliaj.  Një duet ky siç thotë artisti, i paplanifikuar.
17-vjeçarja Gala, është kandidatja më e re në edicionin e 67-të të Këngës në Eurovizion. Ajo konkurron për një vend në Liverpool, në 14 janar  në Paleis 12 në Eén bashkë me 6 këngëtarë të tjerë.
 


Lajmi kryesor:

Festivali i Këngës, juria profesioniste dhe e medies, dorëzojnë çmimin e parë, Erma Mici, vajza e stilistit të njohur, shpallet artistja debutuese më e mirë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja