Kandidate për parlamentin e Cyrihut, njihuni me shqiptaren që pret të bëhet deputete në Zvicër

Kandidate për parlamentin e Cyrihut, njihuni me shqiptaren që pret të bëhet deputete në Zvicër

Arbela Statovci, kandidatja shqiptare për deputete në Zvicër

Arbela Statovci është shqiptare me origjinë nga Kosova , e cila është kandidate për deputete për Parlamentin e Cyrihut në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars në Parlamentin e Cyrihut .

Kjo nuk është hera e parë , që jepet një kandidaturë e tillë , dhe Arbela i shtohet së fundi numrit të vogël të shqiptarëve që kanë arritur të bëhën deputetë, dhë të arrijnë suksese edhe  duke u bërë figura përfaqësuese në fusha të në sport, politikë e kulturë.

Duke shpresuar se do të ketë votën e saj në zgjedhjet që zhvillohen në muajin mars për Parlamentin e Cyrihut në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve albinfo.ch. ajo shprehet se nuk është e lehtë të gjesh rrugën opitmale rreth sistemit tonë arsimor.

 “Nga përvoja ime personale, e di se është për rininë një sfond të integrimit, nuk është e lehtë të gjesh rrugën opitmale rreth sistemit tonë arsimor.Jam një ndërmarrëse nga Cyrihu, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Ëallisellen, në Bordin e fakultetit HËZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch.

Prej kohësh aktive me ndërmarrjet e saj dhe kërkimet inovative studimore, ajo shprehet se suksesi i saj  ka ardhur falë përkushtimit të vazhdueshëm dhe se Zvicra është një vend që falë sistemit të integruar arsimor ofron mundësi të mëdha për të rinjtë .

Si një ndërmarrëse, arsimi, kërkimi dhe inovacioni janë shumë të rëndësishme për mua, sepse ato janë qendrore dhe të lidhura ngushtë. Suksesi i Zvicrës bazohet kryesisht në një sistem të shkëlqyeshëm arsimor. Inovacioni është motori ekonomik i vendit tonë. Rinia jonë është e ardhmja jonë”, ka shtuar tutje ajo për albinfo.ch.

“Dëshiroj mbështetjen e njerëzve të vendit tonë, të cilët ndajnë mendimin tim dhe angazhimin tim për një të ardhme të mirë për rininë tonë. Dua që ne të jemi të fortë së bashku dhe të tregojmë se nuk kemi vetëm një integrim të suksesshëm pas nesh, por historia jonë dhe fati ynë na kanë sjellë luftëtarët. Se ne jemi një popull i fortë, me një rininë inovative, dinamike dhe të përkushtuar, që është e fortë për të tjerët dhe për një të ardhme të përbashkët”, është shprehur Statovci.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora