Kandidati i përzgjedhur nga Koço Kokëdhima për të kryesuar PS-në në Bashkinë e Himarës, rezulton ketë bërë burg për trafikimin lëndësh narkotike.
Kandidatura e vetme për kryetar partie për Bashkinë e Himarës, arriti t’i shpëtonte filtrave në kryesinë e partisë të hënën, falë këmbënguljes së ish deputetit të Vlorës njëkohësisht koordinator për zonën e jugut.
Ilia ose Ilir Gjicali është dënuar me vendim të formës së prerë në 29 shtator 2007 me 19 muaj e gjysmë burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ngjarja për të cilën u dënua daton në 24 dhjetor 2005 në Himarë, kur Sektori i Operacioneve Speciale sekuestroi fare pranë detit një fugon të ngarkuar me 335.2 kilogramë kanabis sativa.
Sipas prokurorisë, lënda narkotike ishte bërë gati të trafikohej drejt Greqisë me skaf nëpërmjet detit vendosur në 10 çanta sportive dhe në 10 qese plasmasi.
Droga do të dorëzohej kundrejt shumës 23 000 euro. Pavarësisht ankimimit, edhe gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin. Kandidatura e Gjicalit kaloi formalisht së bashku me të tjerat në kryesinë e PS-së, sipas propozimeve të koordinatorëve.
Por pas daljes në dritë të të palarave në të shkuarën e të përzgjedhurit të Kokëdhimës, ish deputetin e pret një përballje e fortë me anëtarët e tjerë në mbledhjen e radhës së kësaj strukture për këtë vendimmarrje që bie ndesh me parimin e PS-së për kandidatë të “pastër”.
Redaksia Onlinel.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28