FIER - Kandidati i PSD për kreun e bashkisë Fier, Albert Caci ka zhvilluar sot në mbrëmje takimin përmbyllës me elektoratin e tij fierak. Takimi është zhvilluar në qendër të qytetit të Fierit.
Të pranishëm kanë qenë kryetari i PSD, Gjinushi si dhe Dritan Prifti. Në fjalën e tij Gjinushi është shprehur se një nga kontributet më të mëdha të fitores së të majës është PSD, e vetmja parti që qëndroi për krahë PS për 8 vjet në opozitë dhe e vetmja që u gjend jashtë Kuvendit.
Ndërkohë kandidati i PSD Albert Caci i cili garon për kreun e bashkisë Fier me kandidatet e së majtës Armand Subashi dhe të djathtës Alibeja pasi ka renditur një sërë faktorësh sipas tij që e kanë lënë fierakët në një varfëri u ka bërë thirrje votuesve fierak të votojnë për të pasi sipas tij ai do të punojë me të gjitha forcat për të rritur mirëqenien e këtij komuniteti.
Ai nuk ka harruar pa thënë se do të fitojmë bashkinë e Fierit për t’i thënë Sali Berishës dhe Lulzim Bashës se Fieri mbetet i majtë dhe fierakët nuk e kanë harruar vetëqeverisjen e tyre.
Me votën tonë tha Caci duhet ti themi rilindjes të ndryshojë drejtim dhe të njohë gabimet, ndërkohë ai ka përmendur edhe dy kandidatët rivalë të tij Subashi dhe Alibeaj.
“Ngrefosja dhe kollarja e Armandos nuk të jep garanci se dera e bashkisë do të jetë e hapur për ju, as përkatësia partiake e Enkeledit nuk jep garanci se pushteti lokal do t’i shërbejë të gjithëve të majtë dhe të djathtë. Votoni për mua.” -ka përfunduar Caci.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com