Një ditë pasi kreu të komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u deklaruar kundër kandidaturës së këshilltarit të presidentit, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  foli ditën e sotme para medias  edhe për kandidaturën e propozuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Sipas Spiropali deklarata e bërë një ditë më parë është në funksion të pozicionit të tij, si kryetar në krye  të Komisionit të ligjeve.

Opinioni i zotit Manja është në funksion të postit që ka si kryetar i Komisionit të Ligjeve rastin konkret Manja përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga presidenti. Dje Ulsi Manja  vetëm vuri në dukje që duhet të shqyrtohet me saktësi çdo rast i propozuar. Ne do t’i shqyrtojmë kandidaturat dhe do të veprojmë sipas ligjit” u shpreh Spiropali.

Dje kreu i komisionit te Ligjeve,Ulsi Manja e cilësoi një problem serioz kandidaturën e prpozuar nga presideni Ilir Meta për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet  theksuar se Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave.