"Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë". Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.
Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryemadhi tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.
"Doja t’i falënderoja të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura, por përveç asaj, qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre, të cilët kontaktojnë kandidatët e LSI-së, mos guxojnë t’ju afrohen sepse të gjithë i mbajnë mend kur keni qenë në pushtet, kur keni patur mundësi jo vetëm që nuk ju keni hapur telefonin, por përkundrazi i keni rrjepur ata, kështu që qëndrojini larg. Njerëzit për momentin mund të ju duket sikur ju kanë harruar fytyrat, por fjala e urtë, “Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron” ne e dimë shumë mirë. Kështu që për të gjithë ata që duan të përdorin emrin dhe simbolin e LSI-së, të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjeri. Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme, mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do ti paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do", tha Kryemadhi.
Deri më tani katër kandidatë nga lista e LSI-së pranuan të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre pas dorëheqjes së opozitës. Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët e vetëdeklarimit, dhe të hënën pritet të marrin zyrtarisht mandatin nga KQZ. Komisioni i Zgjedhjeve do të vijojë të kontaktojë dhe njoftojë të gjithë kandidatët në lista për tërheqjen e mandatit, dhe nga ky njoftim ata kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Sipas ligjit, ata përjashtohen vetëm kur përmbushet kjo procedurë, dhe këtu vihet në pikëpyetje nëse KQZ do të pranojë në bllok dorëheqje kandidatësh, siç PD ka dorëzuar dy ditë më parë dosjen me dorëheqje kandidatësh nga listat e PD, ende pa u shkuar thirrja nga KQZ. KQZ pret 10 ditë deri në momentin e dorëzimit të formularëve nga ana e kandidatëve, edhe në rast të mosdorëzimit të formularit, atëherë quhet refuzim i mandatit dhe rinisin njoftimet për kandidatët pasues në lista, deri në përfundim të të gjithë emrave në lista.
Nga Kuvendi dolën, PD dhe aleatët e djathtë, dhe LSI. Kundër vendimit të partive, dolën Lefter Koka i LSI-së dhe Myslim Murrizi i PD-së, të cilët nuk hoqën dorë nga mandati i deputetit. Ndërkohë, Rudina Hajdari e PD-së, ka dhënë sinjalet se nuk do të dorëzojë mandatin
Sa i përket protestave që opozita ka paralajmëruar të mbajë kundër qeverisë, këtë radhë kryetarja e LSI-së tha se janë marrë masat për të përballuar gazin lotsjellës që policia ka hedhur në rastet kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.
"Jo gaz lotsjellës të përdori Sandër Lleshi me lleshët e tij, ne i kemi marrë masat dhe do të përballemi me ta"
Monika Kryemadhi
Të rinjve të LRI-së, Kryemadhi u bëri thirrje të nisin fushatën, por jo për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 209, por për zgjedhje të parakohshme që sipas saj do të mbahen në fund të muajit maj të këtij viti.
I ka premtuar se në listat e deputetëve do të jenë edhe të rinj të LRI-së.
"Angazhimi i strukturave rinore me përgatitjen e kandidatëve tanë për komisionerët, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në fund të majit. Nga çdo anë morale, institucionale dhe fizike, parlamenti shqiptar nuk ka për të funksionuar", tha Kryemadhi.
Ajo theksoi se përplasja e LSI-së nuk është me ndërkombëtar, por me atë që Kryemadhi e quajti sekt kriminal që ka kapur ekonominë, shtetin, qeverinë dhe parlamentin.
Mona bej durim dhe ca muaj se e para je ne listen e SPAK
PërgjigjuLOJRA POLITIKE
PërgjigjuSecili mban pergjegjesi per fytyren qe ka . Dhe ti Monaliza ke nje fytyr shum te shpifur. Mjer Shqipetaret po te besuan ty dhe Lulin qe s'ecen dot vet . Po bllokoni dhe Rinine per te shkuar ne drejtim te Europes mor qelbsa te ndyr. Ju flisni per familje Shqiptare qe skan lek te cojn femijet ne shkoll ndersa per vete paguani mijera € ne vit per femijet tuaj. Po votuat keta e hongret derrin o Shqiptar.
PërgjigjuVoten-besimin e popullit-sovarnit,nuk ka tedrejte as morale e politike e kombetatre t hudh per te padeshruar.Por, edhe me keq, nuk ka asnje te drjete,qe voten-bsimin qe Sovrani ia jep dikujt,duikush tjeter,si ju kryeatet e PD eLSI me I dhene-me I cversua
PërgjigjuEshte kercenim ky? Se ne emrin tone nuk flet dot
PërgjigjuPo dhe ne hunde te kan shqyer. Po nje shprehje e the shume drejt. Ujku qimen e nderron por zakon se harron dhe e ditke shume mire the. Tamam perkufizim sh te spikatur i dhe vetes.
PërgjigjuMbete baxhe.... moj e ngrate
Përgjigjuyyyyyyyyyt kotec!
PërgjigjuMona ngre sigurimin è brendshem te partise qe ti eleminosh tradhtaret per tu infiltruar te"tradhtaret"perdor Kejden dhe Floriden se è bejne mire detyren, mortja ju hengert po' puna juaj si politikane nuk eshte te dilni me gure e ma shashka rrugeve, por te beni luften ne parlament.
PërgjigjuMona ti bashke me ate koke tulin qe ke aty ne tavoline merrni briskun dhe uje te vaket dhe tja u rr...ni atyre tradhetareve si mbas teje.
PërgjigjuMona te jem une si tu i coj ne Spac, pa gjyq fare, eshte shume rende ajo qe te kane bere tradhtaret. kujdes floririn Bude, dhe amanet ruaj Tarasin
PërgjigjuJu nuk mund të fajësoni! Kjo nuk është demokratike. Ajo është hapur dhe kërcënon zyrtarisht anëtarë të partisë. Ata duhet të aplikojnë për prokurorët!
PërgjigjuBoll mashtrove rinine, rroli i viktimes nuk te shkon ma, idjote femer
PërgjigjuNafija ka mbledh Debatikun, Colin dhe Merushen i kishte vene ne podium... hahahha
PërgjigjuMona ka per tju dhen kafe me plutonium si atij me mbiemer prifti qe vdiq nga nje semundje pakuptushme.Esht fut keq rusi ne skrapar dhe shqiperi.
PërgjigjuTan Prifti mbrapa do ju ndjeki si mallkim, familja me e urryer ne shqiperi, kta jan semundja e kombit
Mona iku ,u djege politikishte,tani le te shkoje ne Jale me kuadro te reja te beje party. Care krimi i perdor te rinjet si mish per top.
Përgjigjuti tradhton liken e ste thote njeri tradhetare
PërgjigjuJu paska hap syni ktyre qe i genjeve me 1 iphone edhe 3 orgji
PërgjigjuPerse quan te tjeret tradhtare kur lsi ka levizur sa djathtas majtas sipas interesit? Megjithate ju lumte atyre qe pranuan te marrin mandatin e lene bosh. Ju ka ardhur fati nga qielli perse te mos e pranojne? Pastaj pd num ka vjedhur vota? Eshte qesharake qe te akuzosh dike pse ke vjedhur me shume se une, sepse eshte kjo qe po ben pd.
PërgjigjuPaska për ta mbushur listën e kandidatëve për zgjedhjet imagjinare të majit me Kejdi të reja pa arsim të lartë
PërgjigjuJa U Futi Europa Ja U Futi Edi Rama
PërgjigjuJepi mona se hasuden e bo llahtar , ne te LRI i cope tna japesh ti nga tepsia dhe votojme 10 here.
PërgjigjuMona eshte pateriote. E vjedhjes dhe e floririt.
PërgjigjuPo te jete per llesh Ti te rruan lleshte Po Usa dhe Be do ti gjejne florite E atehere do gjesh leshte Se i thoone nje fjalee vajta oer lesh e dola i thethur