Dorëheqja e opozitës/ KQZ: 4 kandidatë nga LSI-ja marrin të hënën mandatin e deputetit

Dorëheqja e opozitës/ KQZ: 4 kandidatë nga LSI-ja marrin të hënën mandatin e deputetit

Katër kandidatë nga lista e LSI-së kanë pranuar që të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre pas dorëheqjes së opozitës. Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan kanë pranuar që të marrin mandatin nga lista e LSI-së. KQZ njofton se ditën e hënë katër kandidatët do të marrin mandatin e deputetit.

Listës së LSI-së mund t’i shtohet edhe Ralf Gjoni, i 11-i në listën e Tiranës. Ai nuk ka pranuar të firmosë heqjen dorë nga mandati, sipas kërkesës së LSI dhe ka deklaruar pas një takimi me eurodeputetin Knut Fleckenstein se do të vendosë për mandatin, pasi të thirret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pas disa konsultimeve.

Nga Kuvendi dolën, PD dhe aleatët e djathtë, dhe LSI. Kundër vendimit të partive, dolën Lefter Koka i LSI-së dhe Myslim Murrizi i PD-së, të cilët nuk hoqën dorë nga mandati i deputetit. Ndërkohë, Rudina Hajdari e PD-së, ka dhënë sinjalet se nuk do të dorëzojë mandatin. Ndërsa dje dhanë dorëheqjen edhe Nard Ndoka, pasi më herët ndodhej jashtë shtetit, dhe Agron Duka, i Partisë Agrare.

Njoftimi i KQZ-së
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë