Kandidimi i Çomos dhe Bozos, debat në 'Repolitix'! Meçaj: Politika është imazh! Murrizi: Rama po i flliq, po s'morën vota? Bytyçi: Imazh i COVID-it është Pipero

TIRANË- Kandidimi i emrave pa kontribut politik në listat e 25 prillit kanë sjellë përplasje mendimesh në studion e emisionit 'Repolitix', në Report Tv. Deputeti i opozitë së re, Muslim Murrizi është shprehur kundër kandidimit të Najada Çomos dhe Luljeta Bozos. Kjo sepse sipas tij, politika ka nevojë për njerëz që duhet të jenë në terren në takim me qytetarët, e këto dy zonja nuk munden, njëra për shkak të detyrës si shefe e Infektivit dhe tjetra për shkak të moshës.

"Rama u kthye të partia e vjetër, që tregoi se i kam rrënjët atje, se dështoi me pensionistë, një njeri i pamundur fizikisht për shkak të moshës, si mund të ndihmojë qytetarët. Një deputet s'i jap votën, po s'i dhashë dorën, thotë një shprehje, politika nuk është as OJF as teqe. Nëse do i bënim monument të sheshi "Nënë Tereza", i pari që do kontribuoja do isha unë, më mirë ia vendosin emrin Luljeta Bozo lagjes së re në Thumanë, se të zëvendësosh emra me kontribut në politik. Pse e flliq, po nëse nuk e votojnë  e merr shumë pak vota? Nuk e ka shpëtuar Najada nga COVID-i, se përditë po vdesin. Do hero, kam Perlat Kapisyzin. Nuk flet", tha Murrizi.

Në vijim të kësaj deklarate, Murrizi mori një shembull të thjeshtë për të treguar se në lista duhet të jenë emra me kontribut politik.

"Për personalitetet , le të bëjë Ismail Kadare parti e të shohim sa vota merr. Akademikët të bëjnë shkencë, flasim për kontribut politik", tha ai.

Kundër argumenti për këtë deklaratë erdhi nga opinionisti, Arben Meçaj, sipas së cilit politika është imazh.

"Politika është imazh, ashtu si gruaja bën make up e vetë dhe prezantohet më shumë ndryshe nga sa është realisht, ashtu ndodh dhe në politik  është vizion, ne politikën e shohin luftë, po jo është zgjidhje hallesh, sidomos deputet të mbajnë qeverinë dhe të shkojnë t'u zgjidhin hallet e qytetarëve", tha Meçaj.

Studiuesi Enver Bytyçi është pjesërisht dakord. Bozon e sheh si përfaqësuese të pensionistëve, por nuk është dakord kur vjen puna te Najada Çomo.

"Bozo është aty edhe si imazh dhe sipërfaqësuese e PS-së dhe e pensioniste, ndërsa Najada është aty më shumë për shkak të afërsisë që ka me Rilindjen se për shkak të imazhit, por të ishte për imazh do ishte Pëllumb Pipero", tha Bytyçi.

Megjithatë, përtej diskutimeve pro dhe kundër, për konstitucionalistin, Shkëlqim Hajdari, Çomo dhe Bozo, do të jenë deputete të ardhme në Kuvendin e Shqipërisë.

" Plotësojnë duke parë elektoratin socialist që i mat kuadratet mirë, do jenë në parlament, do plotësojnë minimumin e votave", tha Hajdari.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin