Kandidon për Kushtetuesen, Biba:
Konkurrentë të denjë, jo mediokër
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba është një prej kandidatëve që ka aplikuar pranë Presidentit të Republikës për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar pas publikimit të listës së plotë të kandidatëve.
Nënkryetari i
KQZ-së, Denar Biba është një prej kandidatëve që ka aplikuar pranë Presidentit të Republikës për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar pas publikimit të listës së plotë të kandidatëve.
Biba thotë se niveli i kandidatëve është cilësor, duke shmangur garën mes “mediokërve”, siç thotë numri dy i KQZ-së. Ai i bën thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhë me profesionalizëm mes kandidaturave.
Reagimi i plotë i Denar Bibës
Ndihem vertet mire dhe i nderuar ndersa e gjej veten te rrethuar nga konkurrente-miq te dashur si Kristaqi, Dhori, Arta, Elsa, Bona... Suksese miq, me gezuat!
Nuk e di pse kisha nje ndjesi frike qe edhe per kete pozicion kandidaturat do ishin ne nivele te ulta, sikunder ndodhi me ato per disa institucione te drejtesise te krijuara vetem pak kohe me pare. Me bezdiste ideja e te gjendurit mes anonimeve medioker dhe akoma me tej, humbja perballe tyre, ne hipotezen fatkeqe se edhe Keshilli (i ri) i Emerimeve ne Drejtesi (KED) do vijonte me praktiken e qokave te KLD nder vite (qoka mes gjyqtaresh, per gjyqtaret, si nje marreveshje e heshtur korporativiste).
Te pakten tashme qe lexova emrat e kandidateve te tjere, ndihem me mire pasi, se pari, KED ka me shume mundesi zgjedhjesh te mira dhe, se dyti, edhe ne mundesine e arsyeshme e te moszgjedhurit, me shume gjase do te kem nje argument te forte per te qetesuar sedren time profesionale. Kjo e fundit eshte gjithashtu edhe si nje deshire a urim qe KED te dije te perzgjedhe nje kandidat dinjitoz per funksionin e gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese.
Per anetaret e respektuar te KED, nese ma lejojne, miqesisht do te kisha vec nje verejtje: gjyqtari kushtetues nuk eshte thjesht nje jurist e aq. Jo me kot disa nga gjyqtaret me te mire qe ka pasur GjK shqiptare (Sadushi, Berberi, Zaganjori) kane qene ata me sens filozofik e qe nuk kane ardhur nga radhet e gjyqesorit. Nuk eshte e rastesishme gjithashtu qe historikisht pothuajse 1/2 e anetareve te Gjykates Federale (Kushtetuese) gjermane kane ardhur nga bota akademike.
Letrat tashme jane ne doren tuaj, nderoni veten edhe vendin me zgjedhjet qe do te beni! Pune te mbare!
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44