NEW YORK - Një kandil deti ka djegur përpjekjet e notares australiane Chloe McCardel për t'u bërë personi i parë, që do të notonte nga Kuba në Florida pa një kafaz peshkaqen mbrojtës. "Efekte të mëdha negative" e detyruan të braktisë pas 11 orësh garën prej 166km (103 milje)”, tha ekipi i saj mbështetës, të cilit i referohet BBC.
Duke shtuar se atletja ka nevojë për 24 orë për t'u shëruar nga lëndimi të rëndë. McCardel e cilësoi më pas garën “si më të vështirën sot për sot në botë". Ajo kishte shpresuar për ta përfunduar distancën në rreth 60 orë.
Chloe McCardel, 28 vjeç, u hodh sot në det në Havanë për të provuar të arrijë me not Floridën nga Kuba pa asnjë mbrojtës anti-peshkaqenë: një sipërmarrje deri tani e pakryer ndonjëherë, e që ajo llogariti ta çonte garën deri në fund për 60 orë, brenda të premtes natën.
McCardel vendosi t'i futet garës edhe për të inkurajuar donacione mbi kërkimet për kancerin dhe për të krijuar marrëdhënie më të mira Kubë-ShBA.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com