Kanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë. Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat. Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica. Thellësia e tyre është rreth 700 metra. Pikërisht kjo pasuri natyrore tashmë po vihet në rrezik banal nga një koncesion për ndërtimin e një Hidrocentrali.
Një subjekt që ka marrë leje para vitit 2013, në kohën e Berishës, po përpiqet të rinovojë atë dhe po i hapet rruga të shkatërrojë dhe të vetmet pasuri natyrore që kemi në Jug për interesa të papërfillshme ekonomike në favor të një biznesi. Përveç kanioneve që janë një pasuri e natyrës, Nivica është një vendbanim i hershëm ilir, me një kala ende të paeksploruar, dhe një zonë banimi ku mendohet se ka pasur një qendër urbane të rëndësishme.
Sipas një administratori lokal, ish kryetar i Komunës së Progonatit, diga mendohet të ndërtohet tek cepi i shkëmbijnjve, ku ka qenë kalaja, duke rrezikuar shkatërrimin e natyrës dhe historisë.
Ndërkohë, në fund të luginës së lumit, një tjetër hidrocentral po hedh në ërë me dinamit majën e kanionit, shumë afër Teqes së Bëncës. Kjo masakër ndaj monumenteve të natyrës, po bëhet falë indiferentizimit të Ministrive që japin leje, nga Energjitika e deri tek ato të Monumenteve të Kulturës.
Një tjetër rrezik po shfaqet nga mundësia e dhënies së lejes për hidrocentral në lumin e Zagories, mbi Kanionin e Bathishtës, i cili është një tjetër bukuri natyrore e Jugut të Shqipërisë, që po bie pre e bzinesmenëve të cilët për një grusht para, po i japin fund shpresave për turizëm në jug të vendit.
Lumi i Bëncës dhe ai i Zagiores, janë dy lumenjtë malorë më të bukur të Shqipërisë, të krahsueshëm me Valbonën, për nga pastërtia e ujrave dhe rrjedha e tyre nga male mbi 1800 metra. Ndërkohë që në Parlamentin Evropian ka një iniciativë për të mbrojtur Vjosën, si të vetmin lumë ende të kaltër të Evropës, qeveria shqiptare po shkatërron dhe çdo lum malor që i bashkohet asaj/Gazeta Tema/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com