Kantautori Vlashent Sata: Tre net në Theth me ‘ZA Fest II’
Kantautori ka bërë bashkë disa nga artistët më në zë të muzikës, por jo vetëm, sepse në këtë festival do të ketë edhe mundësi të tjera argëtimi.
Kantautori Vlashent Sata rikthen 'Za Fest II' në Theth. Me këngë dhe legjenda, por edhe me perfomanca të tjera artistike për tre net artistët Andrra, Linda Rukaj, grupi i ri muzikor Oborri, duo-ja Hasa-Marzota dhe Redi Hasa në violonçel do të jenë në alpet shqiptare. Vlashent Sata synon që perfomancat e artistëve të jenë origjinale, që të lënë gjurmë tek banorët mikpritës dhe turistët.
“Pas eksperiencës së parë në Theth ishte pothuajse e natyrshme, që mos të hiqja dorë. Njerëzit që kanë shkruar pas festivalit kanë qenë shumë të prekur se kanë përjetuar një eksperiencë shumë të veçantë, gjithashtu edhe për ne që jemi marrë me organizimit kështu ishte”.
Kantautori ka bërë bashkë disa nga artistët më në zë të muzikës, por jo vetëm, sepse në këtë festival do të ketë edhe mundësi të tjera argëtimi. “Do të kemi pjesë që i shtohen familjes së artit, që janë poezia, tregimet edhe legjendat kanë qenë që vjet. Është Ema Andrea që do të jetë rrëfimtarja dhe do të kemi performanca vetëm me zë, kinema verore, joga, meditim edhe shëtitjet e zonës. Përpos kësaj janë artistët që kemi ftuar për këtë vit, Andrra, Oborrin nga Prishtina, Linda Rukaj edhe duo-ja Hasa-Marzota dhe Redi Hasa, që vijnë nga Italia”.
Por përse duhet që njerëzit të shkojnë në 'Za Fest II'. “Ky festival ka për bazë thjeshtësinë edhe vlerën si identitet, por edhe rizgjimin e kulturës sonë. Jam shumë i sigurt, që siç ka qenë vjet do të jetë edhe sivjet, një eksperiencë shumë e veçantë që do të na bëjë të gjithëve bashkë”. Për banorët, por edhe për turistët festivali do të zhvillohet tre net radhazi, datë 20, 21 dhe 22 korrik.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja falas në Kalanë e Rozafës
19 Korrik, 17:02
-
Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!
2 Maj, 19:48
-
Redi Hasa, albumi 'My Nirvana' prezantohet në Tiranë mes emocioneve dhe nostalgjisë
4 Nëntor 2023, 17:10
-
Tingujt rrok të grupit ikonik Nirvana, transformohen nga violonçelisti Redi Hasa: Muzika është liria e shpirtit, shpresoj ta prezantoj në Shqipëri
20 Shtator 2022, 11:53
-
Edicioni i 6-të ‘Za fest’ në Shkodër, ‘pushton’ Kalanë e Rozafës! Të pranishëm edhe spektatorë nga jashtë vendit
30 Korrik 2022, 21:49
-
Dojna Memës nuk i pëlqen aspak pyetja e ndjekëses për lindjen e fëmijës: Natyrale apo çezariane, nëna e sjell në jetë
11 Korrik 2022, 22:47
-
Redi Hasa, violonçelisti shqiptar që mori pjesë në OSCAR
28 Prill 2021, 15:05
-
Kur magjia ndodh virtualisht: Premiera e filmit të 'Zâ Fest IV' vjen këtë të dielë online
27 Shtator 2020, 12:50
-
‘Za Fest IV’ me muzikë, poezi dhe diskutime online
24 Gusht 2020, 14:47
-
'Gomari i Babasatit' i Gjergj Fishtës frymëzon Vlashent Satën
17 Prill 2020, 18:40
-
Paris/ Kantautori Vlashent Sata këndon “Dashurinë që kam për ty” (VIDEO)
8 Prill 2020, 11:43
-
Paris/Vlashent Sata nga vetizolimi: Ruajeni veten dhe të tjerët (VIDEO)
26 Mars 2020, 12:39
3 nete jo 3 net
Përgjigju