Viti i Ri për 1733 banorë në qarkun e Lezhës do të trokasë në çadra pasi tërmeti i 26 nëntorit u dëmtoi rëndë banesat. Për familjen Tuku me 5 anëtarë në Blinisht të Lezhës nata e ndërrimit të viteve, jo vetëm që s’do jetë festë por me të ftohtin në të katërta anët do të jetë dhe shumë e vështirë. Streha e vetme për këtë familje është një çadër verore. Jetesa në çadër për 3 fëmijët e familjes Leka është pothuajse e pamundur.
Mes lotësh kryefamiljari apelon që edhe nëse nuk ndërtohet shtëpia të paktën të rindërtojnë dëmet sepse nuk mund të jetojnë më në këto kushte.
“Kërkoj ndihmë nga shteti, ju lutem të vënë dorën në zemër për kalamajtë e mi sepse kanë fëmijë vetë. Atë banesë ta rregullojnë nëse nuk kanë mundësi ta ndërtojnë nga e para, kaq dua unë për fëmijët e mi”, tha Gent Tuku kryefamiljar.
Në këtë situatë janë dhjetëra familje në fshatrat e Lezhës. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jetën brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra. Atmosfera festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehet aspak në këto familje të cilët mendojnë vetëm për një strehë kur të paktën të jenë ngrohtë.
“Na ndihmoftë i madhi zot, me frikë po rrimë, herë jashtë e herë në banesë me roje për zotin. Jemi hallakatur nga tërmeti, nuk ka Vit të Ri këtu, jemi duke vdekur nga i ftohti”, tha një banore.
1733 banorë në qarkun e Lezhës janë të detyruara të presin 2020-ën në çadër. Por duket sikur drama e tërmetit i shoqëron ende këta familjarë që jo vetëm kanë humbur shtëpitë por u duhet të jetojnë në çadër me një mot të acartë që nuk e favorizon aspak jetesën në këto kushte.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.9%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tërmeti i shkallës 7,3 ballë në Vanuatu, deri tani një viktimë, shumë trupa nën rrënoja! Dëmtohen ambasadat amerikane dhe franceze
17 Dhjetor, 09:00
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor, 10:39
-
VIDEOLAJM/ Dhjetori i festave në Tiranë, sheshi 'Skënderbej' i ndriçuar nga dritat
15 Dhjetor, 09:06
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor, 08:56
-
Tregu magjik i Krishtlindjeve në Shkodër vizitohet nga qindra turistë: Qytet i shndritshëm dhe i këndshëm
14 Dhjetor, 15:54
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit në Kosovë! Epiqendra ishte në Prizren
12 Dhjetor, 09:55
-
Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
11 Dhjetor, 18:13
-
‘Trokasin’ festat e fundvitit, Shqipëria nën magjinë e dritave! Report Tv sjell atmosferën festive në qytete (VIDEO)
7 Dhjetor, 13:13
-
Troket atmosfera festive, mijëra vizitorë në Korçë për festivalin e ndezjes së dritave: Atmosferë përrallore (VIDEO)
7 Dhjetor, 10:01
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor, 18:49
Shpresojme qe ky vit t'i sjell fukarenjeve ,mbaresi e shendet,sepse lajme si keto te vrasin shpirtin.Nuk na intereson se si feston Ilir Meta e Monika Kryemadhi,jan dy pole te kunderta,te pakten mos t'ju bejne karshillek ketyre fatkeqeve,sepse per ti ndihmuar as qe behet fjale.
Përgjigju