Kanye West braktis Kim Kardashian
4 ditë pas lindjes së djalit të tyre

Kanye West braktis Kim Kardashian<br />4 ditë pas lindjes së djalit të tyre
Kim Kardashian dhe Kanye West, probleme pas lindjes së djalit?! Sipas revistës amerikane Life & Style, reperi e ka braktisur Kim katër ditë pas ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre Saint.

"E shkatërruar Kim u braktis katër ditë pas lindjes”, kanë thënë burime të afërta me çiftin. Sipas po të njëjtave burime, Kim thuhet se është ankuar vazhdimisht se Kanye, 38 vjeç, nuk ishte asnjëherë i pranishëm për të atëherë kur kishte nevojë. 

“Ai gjithmonë i injoron idetë e saj, por këtë herë Kim vazhdoi me të sajën dhe Kanye i ktheu shpinën duke thënë se gjithçka kishte përfunduar”, është shprehur burimi. Kim dhe Kanye janë martuar në Maj të 2014-ës dhe kanë edhe një vajzë 2 vjeçare, North West.
kim kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare