Kanye West përfshihet në një
sherr në aeroport...por jo si më parë

Kanye West përfshihet në një<br />sherr në aeroport...por jo si më parë
Kanye West është një burrë i ndryshuar dhe i përmirësuar. Në vitin 2013, reperi që e ka shprehur gjithnjë hapur antipatinë ndaj paparacëve, u bë pjesë e një sherri me fotografin Daniel Ramos, por 3 vite më vonë, duket se është ai që përpiqet të vërë paqe mes palëve.

Mbrëmjen e së premtes, më 19 shkurt, Kanye ishte dëshmitar në një sherr që filloi mes dy kameramanëve të pranishëm në aeroport. Ishte Yeezy ai që ndërhyri për të qetësuar gjakrat mes dy djemve. Ai jo vetëm që i ndan, por në fund përfundon duke përqafuar njërin prej tyre për ta qetësuar.

Kanye aktualisht po përjeton një krizë financiare dhe ka jo pak borxhe për të shlyer. Sikur të mos mjaftonte kjo, artisti ka patur edhe disa shpërthime të çuditshme në rrjete sociale, që e kanë bërë pjesë të lajmeve rozë dhe thashethemeve në portale të ndryshme.

Mbase tani edhe pas kritikave të së shoqes, West e ka kuptuar që duhet të fillojë të praktikojë marketingun në rrjete sociale dhe të ndjekë një strategji të mirë-menduar. Me një mentore si Kimi, nuk mund të dështojë.
kanye west
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'