Kaosi në Kuvend/ PS i kërkon Etikës përjashtimin e 2 deputetëve të PD: Hoti hodhi lëndë të dyshuar të rrezikshme, Doda mblodhi karriget! (DOKUMENTI)

Tiranë- Partia Socialiste dërgon në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për përjashtimin e 2 deputetëve të PD, që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj (17 Tetor).

Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, raportoi se në shkresën e hartuar, drejtuar Sekretariatit të Etikës, kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Fillimisht ishte përfshirë në diskutim për kërkesë edhe Albana Vokshi, por në fund u vendos vetëm për 2 ligjvënës.

Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë. Vetë Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë.

Petrit Doda u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve.

Në dokumentin që Shqiptarja.com ka siguruar, grupi i PS konstaton se Hoti hapi shishet ku dyshohej se kishte lëndë të rrezikshme duke spërkatur sallën dhe rrezikuar sigurinë e deputetëve, e ndihmuar edhe nga kolegu Doda gjithashtu.

Po kështu Hoti, sipas procesverbalit dhe pamjeve, ka bllokuar fjalimin e deputetit Petro Koçi, duke i hequr kartën elektronike dhe penguar, sikurse tentoi edhe me deputetin Eduart Shalsi.

Gjithashtu edhe deputetja Albana Vokshi sulmoi verbalisht dhe tentoi t’i afrohej fizikisht apo penguar kolegët e saj të mazhorancës, veçanërisht Petro Koçin. Por në fund PS ka vendosur që tës përfshihet në listën për ndëshkim me masë disiplinore.

Më parë janë përjashtuar me 10-60 ditë edhe 24 deputetë të opozitës, pas kaosi në seancën e 30 Shtatorit dhe djegies së karrigeve të Kuvendit.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Marash Kumbulla 'harron' Romën: Mendoj vetëm për Kombëtaren dhe Espanyolin

Marash Kumbulla 'harron' Romën: Mendoj vetëm për Kombëtaren dhe Espanyolin