Kaosi/ Braçe: Benzina vdekjeprurëse, të ndëshkohen! Majko: Dogjët selinë e PS, s'ka ndodhur as në luftë

Teksa e quajti të paprecedentë sjelljen e deputetëve të opozitës para Parlamentit dhe brenda në sallë, duke u kujtuar kolegëve se me këtë sjellje do të shkojnë në Bruksel për të protestuar, deputeti Socialist Erjon Braçe kërkoi marrjen e masave ndaj shkelësve.

Ai vuri në dukje se opozita dhe PD në veçanti nuk “po tregonin vetën, por po tregojnë Shqipërinë” në sytë e botës. “Ndëshkim sipas ligjeve penale të Republikës së Shqipërisë!”, apeloi deputeti socialist ndër të tjera në fjalën e tij.

"Benzina e futur në shishe është armë vdekjeprurëse dhe duhet t’i vendosim emrin që ka. E ndodhur në një parlament në zemër të Europës është një ngjarje e tmerrshme. Unë  nuk e di si do sillen e ca do bëjnë këta në Parlamentin Europian, atje ku po e lançon ideologu i tyre. Por të shkosh para Parlamentit Europian me çantë ku brenda ka benzinë, është e tmerrshme për prezantimin e këtij vendi, jo për prezantimin e tyre.  Ajo që më dhemb sot është prezantimi i këtij vendi", tha Braçe. 

Nga ana tjetër, deputeti Pandeli Majko u kthye tek protestën e dhunshme të 7 tetorit, ku opozita sulmoi me molotov edhe selinë e PS. 

“Më thoni pse dogjët me molotov selinë e Partisë Socialiste. Ishte akt i paprecedentë dhe që s’kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare. Nuk ndodhi as kur pati luftë e u shkëmbyen plumba (trazirat e 1997). Më shpjegoni pse dogjët me molotov selinë e PS?!”, tha Majko, duke kërkuar llogari nga opozitarët e PD.


Lajmi kryesor:

Kuvendi me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë i vë flakën banderolës! Tensione edhe në sallë, Vokshi pengon raportimin e KLSH (VIDEO)


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj