Kaosi në PD/ Lapardhaja: Berisha në fillim i gënjeu demokratët, tani po i tall pas Primareve! Humbi dhe bastionet që fitoi Basha, në lista futi besnikët

Analisti Namir Lapardhaja mendon se Sali Berisha u tall me demokratët duke zhvilluar Primaret, teksa tani edhe po i vendos në lojë.

I ftuar në ‘Studio Live’ të Report Tv, ai ndau disa mendime për situatën më të fundit politike në vend, listat e kandidatëve për deputetë, partitë e reja dhe zgjedhjet e 11 majit.

“Berisha u tall me demokratët me primaret e zhvilluara. Erdhi në PD tha se do vendoste baza, do sillte vota, do riorganizonte partinë, por tani rezulton e kundërta. I gënjeu demokratët në fillim, i talli dhe tani po tall edhe këta të tjerët, një ditë thotë një gjë e në ditën tjetër diçka ndryshe. Ka luksin e moshës që bën humor me këta, i rreh, i tall. Problemi është me këta që e ndjekin nga pas e jo me Berishën”, shprehet ai për moderatorin Arbër Hitaj.

Madje ai e sheh edhe më keq në elektorat dhe zgjedhje sesa Lulzim Basha, të cilin e largoi pasi i mori vulën e partisë me gjykatë.

“Bëri betejë artificiale për të larguar Bashën, për të ardhur vetë, humbi dhe ato bastionet që kishte fituar Basha në zgjedhjet e 2023, doli më keq, tani kërkon të fitojë zgjedhjet ndërkohë që vetëm i shërben fitoreve të Ramës. Berisha te PD është për interesa personale. Mblodhi besnikët e tij në lista. Ka marrë emra të panjohur në lista, s’i njohin as familjarët e tyre po t’i shohësh emrat. Berisha e do partinë për t’u mbrojtur nga SPAK. Kurse Rama ka zgjedhur emra anonimë në lista, ndoshta edhe për shkak të problemeve të njerëzve të tij me drejtësinë. Fati i Ramës është Berisha dhe kjo PD, është Berisha që ka më shumë hallin e tij personal sesa zgjedhjet dhe elektoratin”, analizon Lapardhaja.

Dhe në fund një mendim për partitë e reja opozitare dhe fraksionet:

“Do doja që partitë e vogla opozitare që ishin në një front të bashkuar dhe jo të ndara, pasi kështu maksimizohej vota dhe mund të përkthehej në mandat deputeti”, përfundon ai.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron për herë të parë prapaskenat e Namazgjasë pas shashkës së të ftuarës

‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron për herë të parë prapaskenat e Namazgjasë pas shashkës së të ftuarës