'Shqipëria meriton më shumë', Basha nga njësia 8: Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë

'Shqipëria meriton më shumë', Basha nga njësia 8: Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë

Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot disa takime me qytetarët e Tiranës, duke nisur nga njësia 8 dhe më pas në zonën e Medresesë, ku bisedoi me banorë dhe sipërmarrës për vizionin dhe zgjidhjet konkrete që ofron programi i Koalicionit për zgjedhjet e 11 majit.

Në njësinë 8, Basha shoqëroi kandidatin për deputet Pëllumb Seferi në një bisedë miqësore me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e listave të hapura në këto zgjedhje, ku janë qytetarët ata që do të vendosin se kush i përfaqëson në Parlament.

“Mirëmëngjes nga zemra e Tiranës, me kandidatin tonë Pëllumb Seferi! Ju urojmë një ditë të mbarë!”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, ai vuri në dukje se problemi kryesor në Shqipëri nuk është mungesa e mundësive, por mungesa e një qeverisjeje që mendon për qytetarët.

“Ne nuk premtojmë gjëra boshe, por ofrojmë zgjidhje të realizueshme. Ndryshimi nuk është më një slogan, është një mundësi e vërtetë që vjen përmes votës tuaj më 11 maj,”, u shpreh Basha.

Program ekonomik për uljen e taksave dhe mbështetje për biznesin

Më tej, Basha vijoi takimet me qytetarët dhe sipërmarrësit e zonës së Medresesë, ku diskutoi mbi programin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik, i cili synon uljen e taksave, eliminimin e korrupsionit dhe fuqizimin e shtresës së mesme.

Ai prezantoi masat kryesore që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset:

9% taksë e sheshtë

9% tatim mbi të ardhurat personale mbi minimumin jetik

9% tatim mbi fitimin për biznesin (përjashtohet biznesi i vogël)

0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja

Detyrime ndaj pushtetit lokal jo më shumë se 1% e xhiros vjetore

Eliminimi i kontrolleve tatimore për bizneset e vogla

Zbatim i pullës fiskale, duke ofruar shërbimin kur dhe ku e kërkon tatimpaguesi

Rimbursim automatik i TVSH-së

Heqja e privilegjeve fiskale për investitorët strategjikë

Eliminimi i taksës Rama prej 240 lekë/litër, pjesë e çmimit të karburanteve

“Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të ofruar mirëqenie për çdo qytetar - mjafton një qeveri që mendon për ta,”, u shpreh Basha.

Ai përsëriti se fushata e Koalicionit Euroatlantik do të jetë derë më derë, pranë njerëzve, për të ofruar ndryshimin e vërtetë që Shqipëria ka nevojë.

“Kjo është një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Zgjedhja është në duart e qytetarëve më 11 maj.”

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij

Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij