LOS ANGELES – Rreth 63 mijë dollarë amerikanë është vlera e shitjes në një ankand në Los Angeles të kapeles dhe shkopit të Charlie Chaplin. Kapelja dhe shkopi u përdorën nga artisti i famshëm anglez Chaplin, në filmin “Bredhësi i vogël”.

Në ankand ishin nxjerrë edhe sende të personaliteteve të tjera të famshme.

Letra e shkruar me dorë e Beatlesit John Lennon, në të cilën figuron një vizatim i tij dhe i Yoko Onos lakuriq, është shitur për 25 mijë dollarë.

Ndërkaq, një përmbledhje fotografish të Merilin Monrosë është shitur për 21.250 dollarë, kurse një fotografi, e cila kishte si autor këngëtarin Frank Sinatra, është shitur për 10.625 dollarë, -transmetojnë agjencitë njoftimin e shtëpisë “Bonams”.

(gre.m/ad.ti shqiptarja.com)