Kapet sërish drogë në Greqi, sekuestrohen 11 kg marjuanë në brigjet e Korfuzit, në pranga një shqiptar! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Kapet sërish drogë në Greqi, sekuestrohen 11 kg marjuanë në brigjet e Korfuzit, në pranga një shqiptar! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Droga e sekuestruar

GREQI- Kapen 11 kg marijuanë në brigjet e Korfuzit. Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz në një zonë përballë Kepit te Stillos. Ndërkohë, në pranga ka rënë një shqiptar, 35 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Shqiptarit, me banim në Korfuz, i janë gjetur në banesë edhe 50 gram marijuanë. Autoritetet greke gjithashtu kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij grek, 25 vjeç. Në banesën e 25-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan 15 gram kokainë dhe 45 gram marijuanë.

Në 24 orët e fundit policia greke ka goditur dy raste të trafikut të narkotikëve. Një ditë më parë autoritetet greke sekuestruan rreth 300 kg kanabis disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar. Droga u gjet në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt.

Ndërkohë, rreth 70 pako me marijuanë, me peshë 77 kg e 320 gram, u sekuestruan dje nga policia greke. Ngarkesa me drogë u kap në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës. Nëse droga do të shitej në treg do të kapte vlerën 190 mijë euro. Droga u kap brenda automjetit që drejtohej nga një shqiptar, i cili u arrestua nga policia. Ai po drejtonte makinën që e kishte marrë në një kompani që jep mjete me qira dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe kundërshtoi kontrollin.

Kujtojmë se gazeta më e madhe greke Protothema ka shkruar një artikull se pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e hashashit në malet greke. Sipas autoriteteve greke kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit – sipas vlerësimeve të Prokurorisë – ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave , kultivimi vazhdon në malet greke.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal