Një grup i trafikantëve klandestinë i përbërë nga 4 shqiptarë dhe 2 franceze është shkatërruar nga policia kufitare ndërmjet Francës dhe Britanisë. Të arrestuarit dyshohen se kanë kaluar drejt Britanisë 100 emigrantë shqiptarë.
Aksioni u krye pranë portit të Kalesë ku morën pjesë dhjetëra forca të kufirit të dy shteteve. Grupi mendohet se përdorte kamionët e transportit të mallrave për të fshehur emigrantët, të cilët paguanin 5 mijë stërlina.
Hetimi i këtij grupi nga ana e policisë ka zgjatur rreth 5 muaj ndërsa mendohet se truri i këtij rrejti trafikimi kanë qenë 2 shtetaset franceze.
Sipas gazetës “Daily Mail” trafikantët bashkëpunonin me shoferët e kamionëve, të cilët paguheshin me para në dorë për çdo emigrant që kalonin përtej kufirit.
Autoritet franceze dhe ato britanike shprehen se ekzistojnë dhe shumë grupe të tjera që merren me këtë lloj trafiku, duke u kthyer në një problem shqetësues për këto dy vende.
Daily Mail raporton se trafikantët shqiptarë kryesisht përdorin portin francez të Kalesë për të kaluar emigrantët drejt ishullit. Shumica e tyre janë persona të cilët janë përzënë një herë nga Britania.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO