KATANIA- Në Katania të Italisë janë sekuestruar 150 thasë me lëndë narkotike të llojit marijuanë, e prodhuar në Shqipëri dhe do të shitej në tregun italian.

Mediat italiane tregojnë se bandat katalanase në bashkëpunim me shqiptarë transportonin marijuanë nga Shqipëria që më pas shitej në tregun italianë. 

Sasia e drogës nga Shqipëria ishte 2062 kg e ndarë në 152 thasë që në treg kapte 10 milionë euro.

Droga ngarkohej në anije në ishullin e Korfuzit dhe më pas transportohej në Katania dhe ishte në dispozicion të bandave të Sicilisë, raportoijnë mediat italiane.

Policia ka arrestuar tetë persona, të gjithë italianë. 


droge ne itali
(Foto: Droga e sekuestruar) Foto të tjera

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)