Dy vëllezërit Artur e Gentian Pashaj dhe shoku i tyre Ermal Caushaj janë autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjecarit Alfons Dautaj dhe plagosjes së shokëve të tij Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari, ngjarje e ndodhur mesnatën e së dielës në Mallakastër pranë një parcele me kanabis.
Ata janë prangosur nga policia orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa blutë e Fierit kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes.
Artur e Gentian Pasha dhe miku i tyre Ermal Caushaj kishin planifikuar të vidhin në parcelat me cannabis në pyjet e fshatit të Ninësh që ishin në pronësi të Alfond Dautajt Kristo Fejzajt dhe Marigelen Luarit.
Këta të fundit po bënin roje në parcelat me Canabis që i kishin mbjelle vete, ndërsa kur kanë ardhur tre agresorët kanë qëlluar me automatik në drejtim të kultivuesve.
Për pasojë plumbat i kanë marrë jetën Alfons Dautajt kanë lënë të plagosur Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luarin, të cilët u arrestuan nga policia në spital për kultivim të lëndëve narkotike.
Autorët e ngjarjes më pas janë larguar, ndërsa policia prej tre ditësh ishte vënë në kërkim të tyre, pasi të plagosurit i kishin identifikuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe është bërë asgjësimi i parcelës me 900 rrënjë cannabis.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO