23 ditë nga grabitja e bankës BKT, policia nga kuadër të një pune intensive hetimore ka mundur të arrestojë 3 autorët e grabitjes, njëri prej të cilëve është djali i Nehat Kullës, një personazh shumë i njohur i botës së krimit. Nehat Kulla është cilësuar si i forti i Tiranës në vitet ’90-të dhe është i dënuar për vrasje.
Report TV ka mundur të sigurojë edhe videon e momentit të arrestimit të tre grabitësve.
Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë
1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjeçar,,i denuar me pare per vjedhje
2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar
3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;
Policia ka mundur të sekuestrojë edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një sasi fishekësh armë gjahu dhe sendë që shërbejnë për të hapur brava dyersh.
Grabitja e BKT ndodhi më 8 gusht 2016 dhe në total u vodhen 200 milionë lekë. 3 kanë mundur të çajnë murin e bankës, duke hyrë nga një lokal që ndodhet në katin e nëndheshëm në të njëjtin objekt ku ndodhen zyrat e bankës. Dyshimet e policisë ishin se grabitësit mund të kenë pasur bashkëpunëtorë nga punonjësit e bankës.
Për këtë vjedhje në burg ndodhet aktualisht shefi i sigurisë së filialit të bankës, i arrestuar më datë 8, kur ndodhi edhe grabitja.
(Momenti i vjedhjes së bankës dhe një prej tre autorve i cili dyshohet të jetë Roland Liti duke mbajtur një elektrik me anë të gojës )
(Roland Liti, Alan Babameto, Robert Kulla)
Gjurmët e gishtave ''tradhtuan'' grabitësit
Një gjurmë gishti që pas ekspertizës ka rezultuar se i përkiste Roland Liti (Zekaj), ka tradhtuar grabitësit e bankës dhe ka çuar në identifikimin e tyre.
Një ditë pas grabitjes së bankës, 37-vjeçari Roland Liti (Zekaj) bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar jashtë vendit, drejt Malit të Zi.
Kush është Nehat Kulla
Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.
Deklarata e Drejtorit të Policisë së Tiranës për arrestimin e 3 grabitësve
Ervin Hodaj, në një konferencë për mediat në orën 19:30 ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ndalimin e autorëve.
"Pas një pune intensive hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Sektori per Krimet e Renda Ndaj Jetes dhe Prones , Sektori per Operacionet Speciale Dhe Kerkimit, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ka zbuluar autorët e vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.
Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas nje pune operativo-proceduriale intesive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”DEPERTIMI” dhe si rezultat, ne oren 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autoret e dyshuar të kesaj ngjarje, shtetasit:
1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje,;
2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;
3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;
Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale
-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA
-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC
-nje shume prej 16.730 dollare amerikane
-nje shume prej 10.480 euro
-2,625.000 leke te vjetra shqiptare
-karta sim dhe aparate celulare
-nje sasi fishekesh arme gjahu
Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshem
Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje
Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t’i dergohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor , Tirane, per vepren penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 136/2 te K.Penal", ka deklaruar Hodo.
(Gjatë shoqërimit të arrestuarve në ambientet e Drejtorisë Policisë Tiranë)
(Provat Materiale të sekuestruara nga policia)