TIRANE - Mbi 10 raste të grabitjeve të armatosura me dhunë ndaj qytetarëve në Tiranë, kanë autorë 4 të rinj të cilët janë arrestuar pas mesnatës së 1 Korrikut, nga komisariati numër 2 i kryeqytetit.
Pas hetimit ndaj tyre, është dokumentuar implikimi në disa vjedhje me dhunë i 17-vjeçarit me inicialet D.S, i 23-vjeçarit Aleksandër Gjoni, 18-vjeçarit Jupe braja dhe 19-vjeçarit Xhuljan Gjoshi, të katërt banues në Tiranë.
Vjedhjet e kryera nga katër të rinjtë
Arrestimi i tyre u krye pasi ka rezultuar se shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë autor të vjedhjes me dhunë, të shtetasit G.Xh, vjedhje e ndodhur më datë 29.06.2014, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore të shtetasve ju gjetën dhe ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa telefona të vjedhur. Po ashtu, është bërë u bë dokumentimi i disa vjedhjeve me dhunë, që këta shtetas kanë kryer në bashkëpunim me njëri – tjetrin në kohë e vende të ndryshme.
- Më datë 19.12.2013 në rrugën “Nikolla Lena”, vjedhje me dhunë ndaj shtetasve A.B ku kanë arritur të marrin disa telefona celular.
- Më datë 26.04.2014, në rrugën “Medar Shtylla”, vjedhje dhe plagosje e lehtë me dashje ndaj shtetasve B.M dhe V.M,
- Më datë 28.04.2014, në ambjnetet be një qëndra tregetare kanë vjedhur me dhunë çantën e një shtetaseje.
- Më datë 22.04.2014, në rrugën “Mine Peza“, kanë vjedhur nga qafa varësen e floririt shtetases M.D.
- Më datë 24.05.2014, në rrugën “Myslym Shyri“, kanë vjedhur telefonin tip « HTC», shtetasit Th.Q.
- Më datë 27.01.2014, në rrugën “Karl Gega”, kanë vjedhur portofolin shtetasit E.L, Materialet ju referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë dhe me armë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 & 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com