TIRANE- Sekuestrohen 55 kg marjuanë në aksin Vorë- Tiranë dhe vihen në pranga Fatos Hidaj dhe Edmond Hidaj. Operacioni është kryer nga seksioni i narkotrafikut në Drejtorinë e Tiranë duke përfunduar orët e para të mëngjezit ndërsa aktualisht po vazhdon kontrolli i banesave të shtetasve të ndaluar.

Burime nga drejtoria e policisë e Qarkut Tiranë thanë për TVA1 Report se për realizimin me sukses të këtij operacioni janë përdorur teknika speciale të hetimit, si përgjimi, survejimi dhe është vlerwsuar informacioni i marrë në rrugë operative nga terreni.

Sasia e sekuestruar e lëndës narkotike vinte nga Malësia e Krujës dhe kishte për destinacion tregun e kryeqytetit. Të ndaluarit po merren në pyetje ndërsa kanë pranuar pronësinë mbi lëndën narkotike dhe aktualisht me ta po punohet për të zbardhur rrjetin e shpërndarësve dhe blerësit e mallit në kryeqytet. Policia pritet të dalë në konferencë.

(sg/shqiptarja.com)