ELBASAN/BULQIZE - Në kuadër të 2 operacioneve të policisë së Elbasanit dhe asaj të Bulqizës kanë bërë të mundur sekuestrimin e 2 arsenale armësh, një në Bulqizë dhe një në Elbasan, ndërsa janë shoqëruar për në polici edhe 5 shtetas.
 
Kështu policia e Elbasanit ka bërë të mundur sekuestrimin e e një arsenali armësh ndërsa ka vënë në pranga 3 persona posedues të tyre.
 
Në kuadër të operacionit të koduar “Artizanali 2” janë arrestuar shtetasit Ardjan Gashi, Besnik Ulqini si dhe Përparim Llleshi.
 
Sipas policisë të arrestuarve u janë sekuestruar 2 automatikë, 2 pushkë, 2 pistoleta si dhe 800 fishekë.
 
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar në ngarkim prokurorisë për procedim penal ndaj të arrestuarve.
 
BULQIZE, SEKUESTROHET ARSENAL ARMESH, 2 PERSONA NE PRANGA

Një tjetër arsenal armësh është bërë e mundur të sekuestrohet nga policia e Bulqizës, ndërsa janë arrestuar edhe 2 poseduesit e tyre.
 
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasit E.Peti dhe A.Keta. Të arrestuarve u janë sekuestruar 2 armë automatikë, një pushkë dhe 800 fishekë.
 
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për ndjekje penale ndaj 2 shtetasve. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)