Lushnjë - Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kadie 2” përmes të cilit janë sekuestruar 150 bimë narkotike, të vendosura në një tel për t’u tharë, si dhe më shumë se 900 fishekë pistolete dhe automatiku. Janë vënë në pranga babë e bir.

droga

arme lushnje

Të dhënat e policisë, bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Marineo Vasili, 23 vjeç dhe  Arqile Vasili, 54 vjeç, pasi në banesën e tyre janë gjetur edhe 20 fara bimë narkotike dhe 20 boçe bimë narkotike Cannabis Sativa.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)