Kapërceu gardhin dhe u largua nga shtëpia, 'Pa gjurmë' kthen në shtëpi 78-vjeçarin

Të premten e kaluar një rast urgjent u paraqit në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’. Humbja e Qamil Selimaj mëngjesin e 5 qershorit alarmoi jo pak familjarët të cilët 2 ditë pas humbjes së tij denoncuan rastin në redaksinë e emisionit. Ata bënë apel për ndihmë, apel i cili solli reagimin e mjaft qytetarëve. Telefonatat në gjurmët e 78-vjeçarit tregonin vendndodhjen e mundshme të tij, në afrimin e koordinatës më të fundit ku mendohej se mund të gjendej moshuari.

"Përshëndetje, jam një zonjë nga Fushë-Kruja, dhe pardje në orën 6:45, ishte një njeri me kapele, që po trokiste derë më derë dhe trokiti në shtëpinë time. E pyeta si e ke emrin "jam Qamil Selimaj" më tha nga Burreli dhe nuk e mbante mend shtëpinë", tha një banore që ka pasur kontakt me Qamil Selimaj.

Pas transmetimit të emisionit "Pa gjurmë", familjarët u nisën drejt Fushë- Krujës pasi shumë prej telefonatave tregonin se e kishin parë aty 78 vjeçarin. Adresimi drejt Fushë- Krujës  dhe kontrolli në të gjithë zonën bashkë me banorët bënë të mundur gjetjen e 78-vjeçarit.

Ai ndodhej në fabrikën e çimentos i ndihmuar nga një shofer, i cili pasi e kishte strehuar aty e mbante edhe me ushqime. I moshuari u mor nga familjarët dhe sot ndodhet në banesë. Aty kur datën e 5 qershorit ai kaloi gardhin dhe iku në drejtim të paditur. Në vitin 2017 Qamili kishte pësuar një aksident pasi u përplas nga një makinë. Që nga ai moment, ai nisi të kishte probleme serioze me kujtesën, ndërsa nuk njihte më as familjarët e tij.

"Ju falenderoj shumë, emisionin në radhë të parë dhe sakrificat e familjes që kanë bërë për gjetjen e babait. Nga gjendja shëndetësore, nga gjendja mendore nuk është dhe aq mirë. Në Fushë-Krujë. E ka gjetur një burrë që na ka marrë në celular, në një biznes privat. Ai shkonte çdo mëngjes aty ku e ka gjetur personi. Të falenderoj shumë Odeta, për çdo gjë që ke bërë për ne", u shpreh bashkëshortja e 78-vjeçari.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve