Një 30-vjeçar i ndaluar nga Policia e Shkodrës teksa transportonte lëndë drusore, akuzon uniformat blu se e kanë dhunuar.
Sipas të ndaluarit Bahri Malja ngjarja ka ndodhur pas shoqërimit në ambientet e komisariatit. Vëllai i 30-vjeçarit, Dema Malja shpjegon se çfarë ka ndodhur.
“Kanë përdorur dhunë derisa e kanë bërë për vdekje. Nga koka, nga trupi, nga këmbët”, shprehet i vëllai.
Tensionet mes uniformave blu dhe familjarëve të të dëmtuarit kanë vijuar edhe në urgjencën e spitalit të Shkodrës. Familjarët dhe efektivët kanë debatuar ashpër.
Pretendimet e Bahri Malajt janë hedhur poshtë nga bluzat e bardha të Shkodrës. Mjeku i urgjencës Aldo Gjoka, shprehet se pacienti është paraqitur në urgjencë me dhembje të forta koke dhe veshi, por nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Është paraqit me dhimbje të forta koke dhe veshi. Është bërë dhe një skaner koke, vërehet vetëm një edem e lehtë e veshit të majtë por pa probleme dhe shenja të dukshmë në skaner”., u shpreh Aldo Gjoka, mjek i Urgjencës.
Aktualisht 30-vjeçari po mbahet në observacion në shërbimin e kirurgjisë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Bahri Malja është ndaluar ditën e premte në Hot i Ri teksa ndodhej në një kamion me lëndë drusore si pasagjer. Ai punonte në ngarkim shkarkim të lëndës drusore.
Policia sqaron rrethanat
Policia e Shkodrës në një komunikatë për shtyp ka shpjeguar rrethanat e arrestimit të 30-vjeçarit Malaj si dhe të Isuf Lumajt, i cili u arrestua për shkak te ka tentuar të dogasë një punonjës policie.
Komunikata
Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër u bë arrestimi ne flagrance i shtetasit :
Bahri Malaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në vendin e quajtur « Ura e Mesit », në Shkodër duke drejtuar mjetin kamion « Benz », me targe AA274HZ, të ngarkuar me një sasi lëndë drusore për të cilën nuk dispononte dokument shoqërues të lëndës drusore dhe se e drejtonte këtë mjet pa pasur lejen e drejtimit te klasit përkatës për këtë kategori mjeti.
Gjithashtu, në momentin kur patrulla e Policisë ka qenë duke e shoqëruar në Komisariat, ka ngritur me krik karrocerinë e mjetit duke hedhur dhe shpërndarë një sasi lënde drusore në rrugë duke u bërë pengesë për lëvizjen e mjetit të Policisë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësit e Policisë.
Gjithashtu me datë 08.08.2015, ora 11.00, u bë arrestimi në flagrancë edhe për shtetasin :
Isuf Lumaj, 53 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në momentin kur shtetasi Bahri Malaj ka qenë duke marrë mjekimin në spitalin Rajonal Shkodër, për shkak të një operacioni në vesh të kryer disa kohe me përpara, ka tentuar te godasë, ka sharë dhe fyer punonjësit e Policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit Bahri Malaj.
Lidhur me pretendimet e të arrestuarit Bahri Malaj, se punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambjentet e Komisariatit të Policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij, bëjmë me dije se në asnjë moment nga asnjë punonjës Policie nuk është ushtruar dhunë ndaj këtij shtetasi.
Po në lidhje me pretendimet e të arrestuarit për dhunë nga Policia, shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave ka nisur verifikimet.
Njëkohësisht bëjmë me dije se në kartelën mjekësore të hapur në Spitalin Rajonal të Shkodrës për këtë shtetas nuk ka asnjë evidentim nga mjekët për ushtrim dhune nga ana e Policisë.
Por ky shtetas është paraqitur në spital për shkak të shqetësimeve të ardhura si pasojë e një operacioni të kryer me parë.
Theksojmë faktin se sjellja e tij ndaj policisë si dhe e familjareve te tij ka qënë shumë agresive duke fyer dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, por punonjësit e Policisë në asnjë rast nuk kanë tejkaluar kompetencat e ushtrimit të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim te shtetasit Bahri Malaj për veprat penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", si dhe "Kundërshtim i forcave të Policiseë" dhe "Prerje e paligjshme e pyjeve", parashikuar nga nenet 291, 236 dhe 205 te Kodit Penal, si dhe në ngarkim të shtetasit Isuf Lumaj për veprën penale "Kundërshtim i forcave të Policisë", parashikuar nga neni 236 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO