BERAT - Një 49-vjeçar nga Kuçova u arrestua nga policia pasi u kap me 6350 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
 
Arrestimi i 49-vjeçarit Fatos Fisheku u bë në flagrancë nga sektori i krimit Ekonomik dhe Financiar.
 
Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se Fisheku u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Porositësi”.
 
49-vjeçari akuzohet për veprën penale “falsifikimi i monedhave”.
 
euro false

euro false

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)