TIRANË - Një tjetër shtetas i huaj arrestohet në aeroportin e Rinasit i cili kishte qëllim të hynte në vendin tonë me pasaportë të falsifikuar. Policia kufitare vuri në pranga 20-vjeçarin Aboubacar Doumbia  nga Mali i cili kish udhëtuar drejt Shqipërisë me një linjë ajrore. Nga ekspertimi paraprak teknik i dokumenteve, rezultoi se pasaporta maleze me me një vizë shqiptare  të tipi C të velfshme nga 17 nëntori deri më 16 shkurt të 2016-ës, lëshuar nga Konsullata Shqiptare në Kajro, ishin false.
 
Aboubacar Sidiki Doumbia aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për tu pyetur nga hetuesit.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve të fundit ku shtetas të huaj tentojnë që të hyjnë në Shqipëri me dokumente identifikimi të falsifikuara. Gjatë të mërkurës policia kufitare arrestoi një sirian me tre shtetësi që tentonte të hynte në vendin tonë me të gjitha dokumentet e identifikimit të  falsifikuara.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)