TIRANE - Policia ka arrestuar një shtetas turk me banim në Kosovë pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht tranzit nga Shqipëria drejt Gjermanise për azil një familje turke me pesë pjesëtarë, të gjithë të papajisur me asnjë dokumentacion.
Husamettin Yildiz 40 vjeç lindur në Turqi dhe banues në Ferizaj të Kosovës u arrestua në Rinas pasi ka tentuar të korruptojë ndihmës kontrolloren në aeroport me katër qese që kishin brenda çanta dhe objekte makiazhi për gra. Me këto “dhurata” turku kërkonte si favor që të linte të kalonte pa probleme familjen turke që ndodhej në radhë për regjistrim pas tij në kabinën e hyrjes për në Shqipëri.
Ka qenë punonjësja e policisë kufitare e cila ka kallëzuar turkun pas tentativës për korruptim. Nga hetimet rezultoi se dy persona të tjerë turq i kishin dorëzuar në Stamboll Husamettin Yildizit familjen me 5 anëtare, me qëllim që t'i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Ai do t'i sillte në Shqipëri për t'i çuar më tej në Prishtinë në një hotel që njëri prej turqve kishte prenotuar për familjen.
Anëtarët e familjes turke dekarojnë se i kanë paguar në Stamboll nje turku me emrin Haçi një sasi prej 5000 euro që ai të gjente një person qe do t’i çonte deri në Gjermani ku ishte edhe destinacioni i tyre final me motivin e kërkesës për azil dhe në vijim Haçi dhe një tjetër turk i kanë prezantuar me Husamettin Yildiz i cili do të bënte shoqërimin e tyre.
Për familjen turke u mor masa e refuzimit të hyrjes në kufi dhe me pas janë kaluar në zonën e tranzitit të aeroportit të Rinasit për t’u rikthyer në Stamboll pasi nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm si dhe nuk kishin me vete paratë e mjaftueshme që të justifikonin kohën e qëndrimit.
Ndërsa për turkun Husamettin Yildiz u morr masa e "arrestit në flangrancë" për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com