VLORË - Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të drogës.

Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga Edmond Peshtanin, me banim në fshatin Bishan të Vlorës. Ai është shpallur në kërkim më 17 nëntor të 2015-ës pasi gjykata e Apelit Caltanissetta Itali dha dënimin në mungesë ndaj tij.

Pas arrestimit pritet ekstradimi i tij drejt shtetit italian.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)