Një gomone me dy italianë në bord është kapur gjatë mesnatës në brigjet e Dhërmiut.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në mjetin lundrues me fuqi të madhe nuk është gjetur drogë, por dyshohet se italianët Massimiliano Chimienti, Giafranco Maiorano kishin mbërritur në brigjet shqiptare për të marrë lëndën narkotike për ta trafikuar më pas drejt Italisë.
Këto dyshime të policisë kundërshtohen nga Chimienti e Maiorano, të cilët pretendojnë se ngecen në Dhërmi pasi u ishte prishur motori.
Burime për Report Tv mësojnë se punonjësit e policisë kufitare kanë verifikuar së të dy drejtuesit e kanë shkaktuar vetë defektin në motorr me qëllim shmangien e gjurmëve.
Nga hetimet nga policia, të dy drejtuesit e mjetit rezultojnë me precedent penal në Itali.
Si u bllokua gomonia
Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Vendore Vlorë, Repartin Delta dhe Guardia di Finanza, në kuadër të planit të masave për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet kontrollit ujor dhe tokësor, kanë bërë të mundur konstatimin e një mjeti lundrues rreth orës 22:02 dhe bllokimin e tij në Gjirin e Gjipeut, rreth 0,5 milje larg bregut, të llojit "Gomone" me një motor mërkuri 250 hp, 8 m e gjatë dhe 2 m e gjërë.
Në bordin e këtij mjeti lundrues ndodheshin dy shtetas italianë:
- G.M., 49 vjeç, banues në Brindisi.
- M.Ch., 40 vjeç, banues në Brindisi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo material i kundraligjshëm.
Dy shtetasit italianë janë persona me precedent kriminal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike në shtetin Italian pasi gjatë hetimeve të kryera nga Policia e Vlorë, ka rezultuar se këta shtetas janë pajisur me Vendim të Gjykatës Italiane për të mos dalë nga shteti i tyre.
G.M. dhe M.Ch. janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe më pas janë marrë nga Policia Kufitare me qëllim kryerjen e veprimeve për tu proceduar për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufijve".
Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e hyrjes së këtij mjeti lundrues në ujërat territoriale të vendit tonë.
Burimet thonë se u kërkua bashkëpunim me Delta Force, me Policinë e Rendit dhe Guardia di Finanzia për krehjen e zonës. Aksioni vijoi gjatë gjithë natës deri në orën 05:00 të mëngjesit, por nga toka nuk është gjetur asgjë.
Dhe nga ekspertiza paraprake që iu bë gomones, policia kufitare ka dalë në përfundimin, se dy italianët e kanë shkaktuar vetë defektin në motorr, me qëllim shmangien e gjurmëve.
(Dy Italianët e gomones në brigjet e Dhërmiut)

(Fotot e gomones se kapur ne Dhermi)

vijon
/Shqiptarja.com