'Kapedan i Madh edhe 100', mjeku Tritan Kalo feston sot ditëlindjen, merr dhuratën e veçantë nga kryeministri Rama

'Kapedan i Madh edhe 100', mjeku Tritan Kalo feston sot ditëlindjen, merr dhuratën e veçantë nga kryeministri Rama

Mjeku Tritan Kalo me dhuratën e marrë nga kryeministri Edi Rama

TIRANË- Sot është një ditë e veçantë për mjekun Tritan Kalo pasi feston 65-vjetorin e ditëlindjes. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kalo përmes një postimi në 'Facebook'. Sot në krye të detyrës Kalo ka festuar ditëlindjen në krah të kolegëve e teksa është mbushur me dhurata.

Kalo ka ndarë me miqtë e tij disa fotografi ku zbulon edhe dhuratat që ka marrë me rastin e 65-vjetorit të lindjes. Nga fotot vihet re se ai ka marrë disa buqeta me lule nga kolegët. Ndërsa edhe vetë kryeministri Rama ka zgjedhur t'i bëjë një dhuratë të veçantë Kalos në këtë ditë të shënuar.

'Kapedan i Madh edhe 100' shkruhet në shishen e verës që kryeministri Rama ka zgjedhur të dhurojë për mjekun Kalo.

40 vite karrierë për Kalon janë shumë dhe pak njëkohësisht, por ai shkruan se edhe pse vitet po kalojnë, ai ndihet po aq energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij me punë.

"Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre, që u mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever", shkruan Kalo.

 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 20/07/2021 14:18

    Edhe100 të tjera për kapedanin e madh të kohëve te keqia kovdiane,mantelbardhin shembullor e zemër madh Doktor Kalon.

    Përgjigju
  • Scutari: 20/07/2021 05:04

    Një shqiptar i mirë dhe specialist i mrekullueshëm!! Nuk e njoh personalisht por vetëm nga media! Mendoj se ka bërë shumë më tepër se disa të tjerë për njerëzit gjatë pandemisë globale! I uroj përzemërsisht edhe 100 vite të tjera pranë familjes, kolegëve dhe shoqërisë!! Gëzuar ditëlindjen doktor Tritani!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës