Lautaro Martinez, gjatë një interviste për 'Racing Radio', flet hapur... jo për Interin. Dhe e bën këtë duke zbuluar dëshirën e tij më të madhe për të ardhmen. Një e ardhme që është ende larg.
"Kthimi te Racing është ëndrra ime. Po përpiqem ta bind gruan time dhe ajo më mbështet. Natyrisht, varet nga shumë gjëra, që lidhen me familjen, por edhe nga mënyra se si ndihem fizikisht. Por ëndrra ime është të kthehem te Racing për të paktën një vit, nuk e di kur", thotë kapiteni i Interit.
Lautaro u bashkua me Interin tetë vite më parë, në moshën 20-vjeçare dhe Interi pagoi 25 milionë euro për shërbimet e tij.
"Kam ende tre vjet të mbetura në kontratën time me Interin. Do të doja të qëndroja në futbollin e nivelit të lartë për një kohë të gjatë. Ndihem mirë dhe jam ende i ri, por në të ardhmen, do të doja t'u tregoja fëmijëve të mi dashurinë që njerëzit e Racing kanë për mua. Milito? Flas me të çdo javë, ai ka qenë gjithmonë aty për mua, madje edhe në fillim të karrierës sime. Ai më dërgoi mesazh pasi u lëndova dhe folëm për Racing, situatë që nuk po shkon mirë me klubin, por i dërgova një mesazh mbështetjeje për Racing", tha 28-vjeçari.
"LUAJ KUPËN E BOTËS DHE KTHEHU" - Në fund Lautaro shpjegoi pasionin e popullit argjentinas për futbollin.
"Një ditë isha në Tita (qendra stërvitore e Racing) sepse një mik i vëllait tim po luante në ekipin rezervë. Kisha mbërritur në Argjentinë atë ditë sepse isha thirrur në ekipin kombëtar dhe shkova direkt në fushë. Hasa rastësisht Costas (trajneri i Racing) i cili më tha: 'Rri këtu, po të presim, eja, kthehu vitin tjetër, luaj në Kupën e Botës dhe eja.'
Dëshira për t'u kthyer te Racing është gjithmonë e pranishme tek unë për shkak të momenteve që përjetova, sepse më lejuan të bëj atë që po bëj sot. Përtej sakrificave që bëra, më ndihmuan shumë", tha mes repektit dhe dashurisë 'Demi' zikaltër.
Fakt është se Lautaro kërkon ta mbyllë karrierën në vendlindje, shpejt ose vonë.
Komente








