TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri komentoi në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit vendimin e Kushtetueses për Erion Veliajn dhe marrjen e zv.kryeministres Belinda Balluku të pandehur nga SPAK. Sipas Kaprit, tashmë nuk ka më dyshime që SPAK ka vënë në shënjestër Edi Ramën.
Deputeti i Partisë Mundësia thotë se Rama kërkon hapur lirimin e Veliajt dhe nga ana tjetër mbron Ballukun me qëllimin e vetëm që të shpëtojë veten.
“Nuk ka më dyshime. SPAK ka vënë në shënjestër Edi Ramën. Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditësh se presioni është i përditshëm, kërcënimet ndaj prokurorëve kanë shkuar deri në rrezik për atentate. E gjithë kjo është shoqëruar me censurë dhe heshtje të orkestruar. Ne dënojmë me forcë sulmet ndaj SPAK-ut dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin pa vonesa.
Dhe çfarë bën Edi Rama? Kërkon haptas lirimin e Erion Veliajt dhe mban në krah Belinda Ballukun. Maskat ranë. Të gjitha ato, dekretet e Presidentit, zgjedhjet, rrëzimet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ishin vetëm një lojë për të shpëtuar njerëzit e tij, që Rama të shpëtojë veten e tij. Edi Rama nuk po lëshon hajdutët e vet; ai po i mbron ata me çdo mjet, deri te përdorimi i Gjykatës Kushtetuese si një armë për t’i nxjerrë të lirë”, tha Kapri.
Sipas Kaprit ka nisur ka nisur lufta e të korruptuarve kundër SPAK, ndërsa ai shton se Partia e Mundësisë është në krah të drejtësisë.
“Ka nisur hapur lufta e të korruptuarve kundër SPAK-ut. Këta janë njerëzit që duan të mbysin drejtësinë, që duan t’i shpëtojnë dënimit dhe të vazhdojnë të vjedhin shqiptarët. Ne, Partia Mundësia, jemi dhe do të jemi në krah të drejtësisë. Nuk do të dorëzohemi. Do të luftojmë deri në fund kundër çdo hajduti, çdo pushtetari dhe Edi Rames që ka vjedhur dhe mendon se mund të blejë drejtësinë.
Kjo është beteja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: beteja mes të ndershmëve dhe të korruptuarve. Unë besoj se shqiptarët e ndershëm nuk do të heshtin, e në fund, fiton e drejta. I bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë: mos mbyllni sytë. Shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri, një pushtet që po përpiqet të shkatërrojë drejtësinë për të shpëtuar veten”, theksoi Kapri.
Komente













Spak eshte krijuar per te mbajt politikisht shtresen e vjeter politike , ate komuniste , balliste dhe kush e kontrollon kontrollon edhe popullin. Qeni leh aty ku ha! Ne globalizem Shqipëria do ta perpijne fuqite e huaja , po na perpin Maceodnia pale te mendosh per shtete me 50 mil banore ! Spaç-i ka rene ne 1991 , tani i ra bishti ç ,-c dhe me evolucion kutohet politika e vjeter 1991-2029 (40 vjet me Spaçin (pa bisht , ) pra i ra bishti demokracise ! Komandant Hoxha 1946 -1987 (32 vjet) pra keto po e tejkalojne kohen e vjeter te Spaçit po kthehen ne politike me dirigjent nga jashte , zgjidhet Lena nuk vjen Prena por vjen Pandora nga jashte me breke me ngjyra ! Me pak fjale ka Renee Republika eshte kthyer ne vasal ! Vasalum politicum! Askush nuk e rruan per dorheqje , “Diella” kruan veshin me çeles papagall, edhe ballist dhe themelues te Spacit behen grup per te varferuar cdo dit brezin e ri 18-38 vjec/e dhe per te varferuar biznes Vogel dhe mesem , keshtu pra kjo eshte jeta
Përgjigju